Suedia: Shpresojme qe opozita te perfshihet ne reformen territoriale

Patrik Svensson, I Ngarkuari me Pune ne Ambasaden Suedeze ne Tirane, mendon se Raport Progresi i BE-se ishte nje mesazh i qarte ndaj  Keshillit Europian  per t’i dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat.

“Nuk duhet te kete asnje nderprerje te ketij procesi.  Prandaj shpresojme se statusi do te mbeshtese dhe do t’i japi me shume energji Shqiperise ne rrugen e saj drejt BE-se,” thote Svensson ne nje interviste ekskluzive per Gazeten Shqiptare.

“Ne thame nje “PO” te qarte ne Dhjetor. Ne perseri themi nje “PO” te qarte edhe ne Qershor,” thote ai me shume optimizem.

Duke folur rreth shume fushave te bashkepunimit dypalesh, Svensson permend edhe reformen territoriale ndaj te ciles Suedia ka investuar plot 530.000 euro. “ Nese marrim parasysh madhesine dhe njesite vendore te Shqiperise, ju do te vini re se ajo numeron afersisht  400. Ne vendin tim, i cili eshte gati 3 here sa Shqiperia, ekzistojne vetem 290 bashki.  Mendoj se kjo reforme nevojitet per te krijuar njesi vendore te qendrueshme  me qellim ofrimin e sherbimeve ne menyre konstante te gjithe qytetareve. Ajo gjithashtu  kursen para.”

          Javen e shkuar Shqiperia mori nje rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian sa i takon statusit te vendit kandidat. Cili eshte mendimi juaj lidhur me kete?

          U inkurajova nga Raport Progresi i Bashkimit Europian. Mendoj se Raporti konstaton se procesi i reformave po shkon ne kahun e duhur. Ai konfirmoi rekomandimet e Komisionit qe nga vjeshta e kaluar. Njekohesisht  konfirmon edhe konkluzionet pozitive te Dhjetorit sipas se cilave procesi po ecen perpara. Mendoj se Raporti ishte nje mesazh i qarte ndaj  Keshillit Europian  per t’i dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat. .

          Sipas jush, sa kohe mund ti doje Shqiperise te behet nje anetare me te drejta te plota ne BE?

          Eshte nje proces. Hapi i bere varet nga Shqiperia. Ne veçanti, varet nga fakti se sa shpejt zbatohen reformat dhe sa shpejt plotesohen  5 prioritetet e vena nga BE me qellim fillimin e negociatave . Mendoj se Shqiperia mund te eci me shpejt.  Por hapi varet nga situata ne Shqiperi dhe sa shpejt do te ecni me reformat. Nga ana tjeter,  BE, patjeter, duhet ti pergjigjet progresit aty ku eshte bere.  Statusi i vendit kandidat eshte nje prag i rendesishem per tu kapercyer nga Shqiperia. Suedia ishte nje mbeshtetese e statusit te vendit kandidat per Shqiperine Dhjetorin e kaluar. Ne thame nje “PO” te qarte.  Ne vazhduam ta mbeshtesim vendin tuaj ne kete vendim. Ne perseri themi nje “PO” te qarte edhe ne Qershor.  Megjithese eshte e rendesishme te shihet si nje proces. Shpresojme qe Keshilli Europian ti thote “PO” statusit te vendit kandidat kesaj here.

          Por ne shpresojme qe nje vendim i tille te mbeshtese reformat me tej. Nuk duhet te kete asnje nderprerje te ketij procesi.  Prandaj shpresojme se statusi do te mbeshtese dhe do t’i japi me shume energji Shqiperise ne rrugen e saj drejt BE-se. Sepse rekordi i reformave duhet te vazhdoje te ndertohet me qellim plotesimin e 5 prioriteteve te BE-se. Shpresojme qe diapazoni midis dhenies se statusit dhe dates per hapjen e negociatave te minimizohet sa me shume te jete e mundur. Eshte e veshtire te parashikosh  se kur Shqiperia do te marre nje date per hapjen e negociatave. Vende te ndryshme fqinje kane ndjekur korniza te ndryshme kohore. Por me se shumti eshte ne duart e Shqipetareve.

          Suedia eshte e pranishme ne shume fusha ne Shqiperi perfshire reformen territoriale. Vendi juaj ka dhene nje shume prej 530.000 euro. Perse? Çfare shikoni tek nje reforme e tille?

          Ne e konsiderojme kete reforme si shume te rendesishme per Shqiperine.  I nevojitet vendit. Nese marrim parasysh madhesine dhe njesite vendore te Shqiperise, ju do te vini re se ajo numeron afersisht  400. Ne vendin tim, i cili eshte gati 3 here sa Shqiperia, ekzistojne vetem 290 bashki.  Mendoj se kjo reforme nevojitet per te krijuar njesi vendore te qendrueshme  me qellim ofrimin e sherbimeve ne menyre konstante te gjithe qytetareve. Ajo gjithashtu  kursen para. Pra, ne rastin e reformes territoriale, ka vetem te fituar. Ndoshta kjo reforme vjen pak e vonuar per Shqiperine ne nje kohe kur vendet e fqinje kane ecur  perpara ne kete aspekt.  Ne veçanti, flas per Malin e Zi apo edhe Kosoven dhe Maqedonine. Eshte nje reforme e mire dhe shpresojme se si qeveria edhe opozita te perfshihen ne te. 

          Nese flasim per mundesi biznesi, Shqipetaret shkojne ne Greqi per te blere produktet e firmes IKEA, per shembull. Çfare i pengon investitoret suedeze ti sjellin ato ne tregun shqiptar?

          Edhe une do te kisha dashur ti shikoja prodhimet e kompanive suedeze ne Shqiperi. Por mendoj eshte nje proces. Ato do te jene edhe me shume te pranishme me kalimin e kohes. Mendoj se shume kompani suedeze do te donin te shikonin nje situate me te qendrueshme kur vjen puna tek sundimi i ligjit nepermjet nje perparimi konstant ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Gjithashtu kerkohet edhe nje sistem i drejtesise me i qendrueshem. Kam shprese dhe gjithashtu besoj se kompanite suedeze do te pergjigjen ne perputhje me ato çka permenda.  Le te shpresojme se statusi i vendit kandidat do te jete nje mesazh edhe per investitoret potenciale duke treguar se Shqiperia e kaloi kete prag dhe per to te jete momenti per ta kqyrur kete vend edhe me prane.  Nuk ka arsye per investitoret suedeze  pse te mos e shohin tregun shqiptar si nje treg premtues.  Kjo do te ndodhi hap pas hapi.

          A ofron Suedia ndonje program mbeshtetes per ndermarrjet e vogla dhe ato te mesme shqiptare?

          Deri me tani, ne e kemi fokusuar ndihmen tone te zhvillimit ne sektoret e qeverisjes demokratike, barazise gjinore, te drejtave te njeriut dhe mjedisit. Megjithate ne strategjine tjeter te zhvillimit qe ka adoptuar qeveria suedeze, ne do te perpiqemi te integrohemi edhe ne kete fushe qe ju permendet.  Sepse kjo do te na jape mundesine te perfshihemi  edhe ne fushen e zhvillimit te tregut te biznesit ku perfshihet edhe mbeshtetja ndaj SME-ve.  Shpresojme te perfshihemi ne vitet ne vazhdim.

          Kush mendoni se jane disa nga produktet  shqiptare qe mund te terhiqen nga tregu suedez?

          Shqiperia ofron produkte fantastike qe do te kisha dashur ti shihja ne tregun suedez. Per shembull,  mund te permend vererat shqiptare.  Ju keni edhe shume vreshtari. Ne Suedi, ekziston monopoli shteteror ndaj shitjes se pijeve alkolike.  Ka disa vende ballkanike qe eksportojne verera ne Suedi por jo Shqiperia. Per kete po mendoja.  Gjithashtu, ketu eshte e shtrire industria e prodhimit te kepuceve dhe tekstilet. Te dyja keto fusha mund te jene objekt eksportesh.  Produktet ushqimore shqiptare jane shume te favorshme gjithashtu.  Ketu kuzhina eshte shume e shijshme. Mund te permend produktet bio, frutat e thata, vajin e ullirit, gatimet e peshkut e shume te tjera. Nuk mund te rri pa permendur edhe punimet e dores, suveniret apo kostumet popullore tradicionale shqiptare te cilet kane nje terheqje prej magneti  per te huajt.

          Kam degjuar se turistet e pare me charter e pare suedez ishin ne Shqiperi? E vertete?

          Po. Ato ishin me 26 maj, 2014. Mberritja e turisteve do te vazhdoje ne baze javore deri ne muajin Shtator.  Ky charter eshte nje nga operatoret kryesore turistike ne Suedi  dhe ai vendosi ta perfshije Shqiperine ne programin e saj te destinacioneve.  Kjo per here te pare. Besoj se kjo eshte nje shenje shume inkurajuese.  Kryesisht Saranda eshte destinacioni i ketij charter. Megjithese ato fluturojne ne Korfuz dhe prej andej lundrojne me  anije per ne Sarande.  Deri me tani, ata jane shume te kenaqur me situaten e prenotimeve, keshtu qe kane vendosur ta kene Shqiperine pjese te destinacioneve te saj edhe vitin tjeter.  Kjo do te thote se shume e me shume Suedeze do te mesojme  per Shqiperine. Kjo do te krijoje  efektin e levizjes se gjerave.

          Umea eshte perzgjedhur kryeqyteti europian i kultures per 2014.  Gjithashtu, Ambasada Suedeze organizon Javen e Filmit Suedez (9-12 qershor, 2014). Deri ne çfare mase, ju besoni se arti mund te ndikoje ne menyren e jeteses dhe mendimet e njerezve?

          Nepermjet promovimit te artit dhe kultures, ne mund te transmetojme vlerat, mendimet dhe idete tona lidhur me aspektet e ndryshme te jetes si vlerat demokratike, te drejtat e njeriut, mjedisi e te tjera. Ekspozitat, kinemaja, letersia, teatrot jane menyrat me te mira ne kete aspekt. Diplomacia kulturore eshte  tejçuesi me i rendesishem i vlerave qe Suedia  ushqen. 

 *Botuar nga Gazeta Shqiptare me 09/06/2014