1

Sulmi ne Nice. 84 te vrare dhe mbi 150 te plagosur (Foto)

Thellohet bilanci tragjik i viktimave nga sulmi terrorist mbremjes e se enjtes ne Nice te Frances.

Te dhenat e fundit nga autoritetet zyrtare franceze flasin per 84 te vrare dhe mbi 150 te tjere te plagosur, 18 prej te cileve ne gjendje te rende per jeten. Mes viktimave ka dhe femije.

Akti barbar u regjistrua te enjten vone ne bulevardin buze detit “Promenade des Anglais”, pikerisht ne momentin kur po realizohej nje shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Dites se Bastijes.

Nje kamion hyri permes turmes.Prefekti i zones, Sebastien Humbert, tha per televizionin shteteror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkembimit te te shtenave me arme zjarri.

Sulmuesi eshte identifikuar si nje shtetas franco-tunizian 31 vjeç.Nje burim i policise franceze thote se brenda kamionit ishte gjetur nje karte identiteti dhe se personi ishte banor i Nices.

Disa deshmitare nga vendi i ngjarjes thane se kishin degjuar te shtena, ndersa kamioni i bardhe hynte mes turmes se njerezve, duke devijuar majtas e djathtas per t’i goditur ata.
Presidenti Hollande deklaroi se ky eshte nje sulm terrorist dhe se po kerkojne bashkepunetoret e autorit te kasaphanes.

Presidenti Barack Obama publikoi nje deklarate me shkrim te enjten mbrema, ne te cilen denonte “ate qe me sa duket eshte nje sulm i neveritshem terrorist,” siç shprehej ai. “Ne kete Dite te Bastijes, – shkruante Presidenti Obama, – ne kujtojme forcen e jashtezakonshme dhe vlerat demokratike qe e kane bere Francen nje frymezim per te gjithe boten.” Presidenti tha se kishte udhezuar zyrtaret amerikane per t’u ofruar autoriteteve franceze te gjithe ndihmen e mundshme.

Edhe dy kandidatet e pritshem presidenciale, Hillary Clinton dhe Donald Trump e denuan sulmin ne komentet qe bene me telefon per rrjetet amerikane te lajmeve. Zoti Trump e shtyu shpalljen e kandidatit per nenpresident qe kishte planifikuar per te premten.

Pothuajse tete muaj me pare, me 13 nentor, militantet e Shtetit Islamik vrane 130 njerez ne Paris, me i pergjakshmi mes nje numri sulmesh ne France dhe Belgjike ne dy vitet e fundit.

Te dielen, Franca mori fryme e lehtesuar pasi turneu i futbollit Euro 2016 perfundoi pa ndonje incident, te cilit zyrtaret i trembeshin