Superdasma e Veliajt me 1000 te ftuar

 

E shtuna ishte mbremja me e zjarrte per qytetin e Gjirokastres. Ceremonia martesore e çiftit Ajola Xoxe dhe Erion Veliaj u zhvillua ne kalane e qytetit ne prani te thuajse 1000 te ftuarve.
“Me ke trajtuar gjithmone si princeshe, ndaj kjo eshte arsyeja pse une jam ketu”, keto ishin fjalet qe pasuan me “Po-ne” e Ajoles, ne momentin e kurorezimit.

I gjithe kabineti qeveritar ishte i pranishem, edhe pse shumica e tyre u larguan heret nga ceremonia.

Per kete terhoqi vemendjen ministri i Brendshem Tahiri i cili iku “pa dale pjata e dyte”. Me tej qendruan ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, dhe ambasadori italian, Massimo Galiani.

Te pranishem ishin edhe shume artiste mes te cileve, miq te çiftit, si: Ardit Gjebrea me bashkeshorten e tij, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, dhe ajo qe binte me teper ne sy, ishte prezenca e shume gazetareve.

Muzika ishte e veçante. Mbremja nisi me grupin “Offchestra” , me tej me muzike popullore, vijoi me kengetaren e njohur, Manjola Nallbanin dhe sigurisht me DJ.

Gjate dasmes u vu re mungesa e kryeministrit Rama , i cili ne vend te tij kishte derguar djalin e madh Greg Ramen per te marre pjese ne ceremoni dhe ne festen pas saj.

Por dasma nuk perfundon me kaq, pasi sot ne mbremje çifti do te kete nje tjeter ceremoni ne Peze. /shekulli/