Suso. Nga nje lojtar me kosto zero, tani eshte mister 20 milione

Paraqitja e jashtezakonshme ne derbi e Susos vlen sa nje master per nje super kolegj. Ne nje nate spanjolli ka bere per vete “San Siro”-n, duke treguar se intuita e Montella-s ka qene e drejte, pavaresisht se atij i eshte dashur pak kohe per t’i bindur te gjithe (dhe veten) per potencialin e tij te madh. Sapo ka mbushur 23 vjeç dhe eshte larguar nga Spanja ne nje moshe shume te re per te kerkuar fatin te Liverpool. Por atje situata ka ndryshuar dhe ne janar te 2015-es ka perfituar nga rasti per te kaluar te Milan me kosto zero. Tani qe Jesus ka shperthyer te gjithe po kerkojne te marrin meritat e nje shkelqimi qe eshte fryt i nje pjekurie graduale dhe (ne kete pike) te pandalshme.

Pasi ka siguruar nje vend si titullar i palevizshem te Milan, tani ai synon te kthehet te kombetarja e Spanjes nga dera kryesore, pasi ka kaluar te te gjitha ekipet e moshave. Por sa vlen tani Suso? Ne vere, Galliani kerkonte 10 milione euro, para se ta hiqte nga merkato. Po tani? Fiton pak me shume se 1 milion euro dhe ka nje kontrate deri ne 2019-en: natyrisht Montella e konsideron te paprekshem. Por nuk eshte e ekzagjeruar te mendohet se vlera e tij eshte dyfishuar. Dhe te thuash se eshte marre falas mes skepticizmit te pergjithshem te popullit kuqezi. Kohe te tjera.