Synimi i Presidences italiane: Zgjerimi i Ballkanit Perendimor, prioritet strategjik

RUDINA HOXHA 

Me rastin e marrjes se Presidences Italiane te Keshillit te Bashkimit Evropian me 1 korrik, 2014, Ambasadori Italian ne Shqiperi, Massimo Gaiani, shpjegon ne nje interviste ekskluzive per “Shqip” prioritetet e vendit te tij ndaj Shqiperise, pozicionin e kesaj te fundit ne optiken e politikes dhe ekonomise italiane si dhe aktivitetet qe do te mbahen kete muaj dhe gjate Presidences italiane.

Ai gjithashtu komenton per  vendimin e statusit te vendit kandidat, dhene se fundmi Shqiperise, nderhyrjen ne Lazarat apo edhe per  pilotin Italian kapur ne Divjake.

Shqiperise ju dha se fundmi statusi i vendit kandidat. Midis shume figurave te njohura nderkombetare, Kryeministri Edi Rama vuri ne dukje edhe rolin dhe mbeshtetjen e veçante te homologut te tij Italian, Matteo Renzi, ne realizimin e ketij objektivi. Cili eshte komenti juaj?

Italia ka qene mbeshtetese e bindur per dhenien e statusit te vendit kandidat, akt i detyrueshem dhe plotesisht i merituar. Ne pergjithesi, vendi yne ka mbeshtetur procesin e zgjerimit te Bashkimit Evropian, e ne veçanti te vendeve te Ballkanit perendimor, pasi ky rajon eshte plotesisht pjese e Evropes. Ne perputhje me kete qendrim, kjo teme perfaqeson nje nga prioritetet e gjashtemujorit te Presidences italiane te Keshillit te Bashkimit Evropian.

Gjate punes pergatitore te Keshillit Evropian, i cili vendosi dhenien e statusit, Italia ka ndermarre çdo veprim te mundshem per te favorizuar nje rezultat pozitiv per Shqiperine. Kjo mbeshtetje gjeti zbatim edhe ne nje angazhim te veçante ne ata sektore qe do te rezultonin vendimtare per vendimin pozitiv nga Shtetet Anelare te BE-se. Per shkak te natyres shume aktuale te luftes ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, do te doja te citoja ne menyre te veçante aktivitetet e shumta ne sektorin e bashkepunimit te policise dhe te zbatimit te ligjit, ne kuader te programit evropian dhe udheheqjes italiane te Pameca IV. Gjithashtu, jane perdorur mjete dhe burime njerezore e financiare per aktivitetet e monitorimeve ajrore me qelllim gjetjen e fushave te mbjella me kanabis ne territorin shqiptar.

  

Presidenca italiane e Keshillit te Bashkimit Europian do te zgjase nga 1 Korriku  2014 deri me  31 Dhjetor 2014. Ju lutem, a mund te na beni nje panorame te planeve dhe prioriteteve te saj?

Prioritetet e Presidences do te behen publike ne daten 2 korrik nga Kryeministri Renzi ne Parlamentin Evropian dhe nga Ambasadat ne kryeqytetet perkatese te akreditimit. Ne pergjithesi, mund t’ju them paraprakisht se Italia do te perqendrohet ne rradhe te pare ne çeshtjen  e punesimit, me vemendje te veçante per zhvillimin e qendrueshem, te cilit i kushtohet edhe Expo Milano e vitit 2015. Italia i kushton gjithashtu rendesi te madhe afrimit te institucioneve komunitare me qytetaret evropiane dhe synon te vere theksin mbi te drejtat e njeriut, lirite thelbesore dhe shtetin e se drejtes si elemente thelbesore te ndertimit te Evropes. Italia synon gjithashtui te mbeshtete EEAS-in, Sherbimin e Veprimit te Jashtem te BE-se, ne perforcimin e rolit te BE-se ne skenen nderkombetare.

Kush do te jete vendi qe Shqiperia do te zere ne prioritetet e Presidences Italiane midis vendeve te tjera Ballkanike?

Nje prioritet strategjik per Presidencen tone do te jete zgjerimi i BE-se ndaj Ballkanit perendimor, me qellim rivendosjen e stabilitetit dhe bashkimit te Kontinentit evropian. Zgjerimi perfaqeson pra nje mjet te rendesishem per promovimin e paqes, demokracise dhe sigurise ne Evrope. Po kaq rendesi mbart per ne edhe promovimi i strategjive makro-rajonale dhe ne veçanti zbatimi i nismes Adriatiko-Joniane nga ana e Keshillit te Evropes brenda dhjetorit te 2014. Jemi te mendimit se Strategjia makro-rajonale e zones se Adriatikur dhe Jonit – per me teper e hartuar me mbeshtetjen e te gjitha vendeve te perfshira, nder to edhe Shqiperine – do te jape nje kontribut thelbesor per zhvillimin ekonomik dhe social te Ballkanit perendimor dhe per avancimin e tyre ne rrugetimin evropian.

 -Autoritetet italiane e vleresuan nderhyrjen e policise shqiptare ne Lazarat. A kontribuoi Italia ne realizimin me sukses te ketij operacioni? Le te themi, me ekspertize apo logjistike?

Prej viteve ’90, vepron ne Shqiperi departamenti italian i sigurise publike, qe ka ndihmuar nder vite ne rritjen e policise se shtetit shqiptar, edhe permes aktiviteteve te trajnimit dhe ofrimin e mjeteve dhe pajisjeve perkatese. Gjate tre viteve te fundit, fale nje marreveshjeje te nenshkruar mes drejtorise qendrore te  policise kriminale italiane dhe policise shqitpare, eshte realizuar edhe monitorimi ajor i disa zonave te territorit shqiptar, nder te cilat edhe Lazarati. Rezultatet e ketij aktiviteti i kane ardhur ne ndihme policise shqiptare per operacionin e sapo zhvilluar ne ate zone.

 -A u çuditet kur moret vesht lajmin e pilotit Italian te kapur ne Divjake? 

Forcat e policise perballen vazhdimisht me teknika dhe mjete te reja, duke qene se kriminaliteti i organizuar perdor te gjitha mjetet e mundshme e te imagjinueshme per kryerjen  e aktiviteteve te paligjshme. Ne disa raste behet fjale per mjete shume moderne dhe te efektshme; ne raste te tjera kane menyra qe duken te diktuara nga improvizimi dhe imagjinata. 

-A ka Italia ndonje plan per te filluar projekte te reja ekonomike ne Shqiperi? A mendoni se vendimi i statusit te vendit kandidat do te ndikoje tek biznesmenet italiane per te investuar ne Shqiperi?

Kohet e fundit kemi vene re nje rritje te interesit te operatoreve italiane drejt Shqiperise, se fundmi e favorizuar nga udhetimet e shpeshta ne Itali te Kryeministrit Rama, per te terhequr vemendjen e investitoreve tane drejt Vendit te Shqiponjave. Ne nje periudhe afat-shkurter ose afat-mesme, shikoj mundesi te shumta per permiresimin e pranise tone ne Shqiperi dhe per nderhyrje domethenese nga ana e investitoreve ne veçanti ne sektorin e energjise (sidomos ne kuadrin e projektit TAP), te bujqesise dhe turizmit, duke perfshire infrastrukturat qe lidhen me te. Por qe ky interes te shnderrohet ne investime dhe akte konkrete eshte e nevojshme qe Shqiperia te krijoje kushtet e favorshme per sa i perket klimes se biznesit, duke parashikuar per shembull lehtesirat dhe parashikueshmerine e kushteve te investimit.

Statusi i vendit kandidat do te kete padyshim ndikim pozitiv ne tendecen qe permenda me siper, e me ne pergjithesi mbi fluksin e investimeve te huaja ne vend, nder te cilat ato italiane. Kjo perben nje hap perpara ne rrugetimin evropian dhe nenkupton nje proces reformues qe do te ndikoje ne favorizimin e investimeve dhe ne zhvillimin ekonomik.

 -Pas statusit, kush do te jene fushat ku Italia do ta transferoje eksperiencen e saj te prekshme ne Shqiperi?

Mendoj se Italia, e angazhuar ne Shqiperi me aktivitetin e kooperacionit qe prej viteve ’90, do te mund te vazhdoje te jape nje kontribut thelbesor ne shume sektore. Mbi bazen e prioriteteve te ravijezuara nga Bashkimi Evropian, me i rendesishmi do te jete padyshim bashkepunimi ne sektorin e drejtesise, te reformes se administrates publike dhe luftes ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, ku do te vazhdojne programe bashkepunimi te nisura tashme me sukses. Do te vazhdojme te veprojme ne sektorin e zhvillimit ekonomik, duke ndermarre nisma per zhvillimin social, burimet njerezore, perfshirjen dhe kohezionin territorial.  

Do te vazhdojme mbeshtetjen institucionale, te qeverisjes se mire dhe proceseve demokratike, edhe fale pranise se numert te subjekteve dhe aktoreve te “Sistemit Itali”, si OJQ, ente lokale, institucione akademike dhe prania e rendesishme e sipermarresve dhe perfaqesuesve te sektorit privat Italian, qe transferojne ne kete Vend standarde te larte cilesie, pervoje dhe teknokologjie, por mbi te gjitha, kreativitetin Italian qe na ka bere te famshem ne te gjithe boten.

A mund te na thoni se cilat do te jene aktivitetet kryesore qe do te kemi kete muaj dhe gjate Presidences suaj?

Per sa i perket aktiviteteve te parashikaura per muajin e korrikur, dua te kujtoj koncertin e perbashket te Orkestres Rinore se Shkolles se Muzikes se Fievole-s dhe Orkestres Rinore shqiptare prane Teatrit te Operes dhe Baletit, qe do te peruroje gjashtemujorin Italian te Presidences se Keshillit te Bashkimit Evropian. Do te jete faza e pare e nje udhetimi ideal drejt Brukselit, ku muzikantet e rinj shqiptare do te festojne, me nje concert perpara Parlamentit Evropian, hyrjen ne Federaten e Orkestrave Rinore evropiane.  Me tej, me date 3 korrik, do te perurohet prane Pallatit te Kultures ne Tirane projekti fotografik “Kufijte”, ku do te paraqiten veprat e nje ekspozite qe prek disa vende te Evropes. Ne muajt ne vazhdim do te organizohen shume nisma te tjera. Dua te veçoj: Konferencen kushtuar rrugetimit evropian te Shqiperise, ekspoziten me te cilen do te vleresojme kontributin Italian ne fushen e arkitektures ne Shqiperi dhe aktivitetin kushtuar te drejtave te personave LGBTI. 

(Botuar nga Gazeta Shqip on 2 Korrik, 2014) )