Takimi dypalesh i Ministrave te Finances Shqiperi-Kosove ne Tirane

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka pritur diten e premte ministrin e Financave te Kosoves, Avdullah Hotin.

Ne takim ishin edhe drejtoret e pergjithshem te Tatimeve dhe Doganave te te dy vendeve.

Takimi u organizua per te diskutuar mbi bashkepunimin dypalesh deri me tani, çeshtjet e dakordesuara nga mbledhja e fundit e perbashket e dy qeverive dhe problematikat qe kerkojne vemendje.

“Kemi rene dakord per nje axhende shume intensive deri para mbledhjes se qeverive, per te pare çfare kemi bere, çfare jane ne proces dhe çfare do te behet. Kryesisht ne lehtesimin e metejshem doganor, operacionet e perbashketa dhe shkembimin e informacionit”, u shpreh Ahmetaj.

“Ne kemi bere nje rishikim te progresit qe kemi arritur deri tani dhe identifikuam disa çeshtje qe do te adresohen 2-3 javet e ardhshme, me qellim qe te miratohen ne mbledhjet e qeverise”, tha Ahmeti.

Eksportet shqiptare drejt Kosoves jane trefishuar ne gjashte vitet e fundit. Ahmetaj tha se para mbledhjes se qeverive do te mbahet nje degjese e perbashket me sipermarresit e te dy vendeve.

“Per te degjuar bizneset prodhuese dhe ato eksportuese per problemet e tyre, se çfare kerkesash kane ata ndaj dy qeverive ne funksion te te dy qeverive”, tha Ahmetaj.

Vitin e kaluar Kosova ishte tregu i dyte i eksporteve shqiptare me 200 milione dollare, ndersa importet nga ky shtet ishin rreth 50 milione dollare.

/Top-Channel