Takimi Ekonomi-Szijjarto: Bashkepunimi mes SME-ve shqiptare dhe hungareze

Gjate Ministerialit ne Ningbo mes vendeve te Evropes Qendrore e Lindore dhe Kines, Ministrja e Ekonomise, Milva Ekonomi zhvilloi nje takim bilateral me ministrin e jashtem dhe te tregtise te Hungarise, Peter Szijjarto.

Ne nje njoftim per shtyp ministria Ekonomise ben te ditur se, gjate takimit te kerkuar paraprakisht nga pala hungareze, Ministri Szijjarto vuri theksin mbi integrimin evropian te Shqiperise dhe propozoi venien ne dispozicion te nje eksperti hungarez, i cili do te ofronte asistence teknike ne fazen paraprake te çeljes se negociatave, per plotesimin e kerkesave  te “Aquis Communautaire” ne kapitujt qe lidhen me ekonomine dhe sipermarrjen.

Ai njoftoi se, ne korrik do te çelet ne Tirane nje Zyre Perfaqesimi per tregtine, e cila do te kete per qellim te promovoje bashkepunimin mes SME-ve shqiptare dhe hungareze si dhe njoftoi se, brenda kesaj vjeshte, kompania ajrore Hungareze Wizzair do te nise fluturimet direkte midis Tiranes dhe Budapestit. Ministri u shpreh se, Hungaria eshte e interesuar per te ofruar asistence teknike ne fushen e menaxhimit te ujerave, ndertimin e linjes se interkonjeksionit mes Manastirit dhe Elbasanit, duke ofruar mbeshtetje financiare dhe nga Banka hungareze EXIM.

Ministrja Ekonomi falenderoi qeverine e Hungarise per asistencen e dhene deri me tani ne rrugetimin e Shqiperise drejt BE, duke shprehur gatishmerine per te mirepritur asistencen teknike ne çeshtjet e negocimit. Shqiperia e sheh me pozitivitet bashkepunimin me Hungarine ne fushen e menaxhimit te ujerave dhe e mirepret ate per nje mundesi me Bashkine e Tiranes, e cila eshte duke zbatuar nje plan per zhvillimin dhe zgjerimin e kryeqytetit, ndersa bashkepunimi me Hungarine mbetet edhe nderhyrja per ndertimin e rrjetit hekurudhor,  apo bashkepunimi ne industrine e turizem-hotelerise dhe perpunimit te produkteve agro-ushqimore, per te cilat Hungaria ka nje pervoje te pasur.

Bashkebiseduesit rane dakord per mbledhjen e  komisionit te perbashket ekonomik, pas caktimit te bashkekryetarit te ketij komisioni nga pala shqiptare, komision i cili do te adresoje çeshtjet e listuara me siper.

Ne kuader te bashkepunimit P2P (People to People), gjate takimit, pala hungareze njoftoi akordimin e 20 bursave te plota per 20 studente shqiptare, te cilet deshirojne te ndjekin studimet universitare ne Hungari, program ky i cili do te filloje ne shtator 2016.

/Agjencia Telegrafike Shqiptare