Taksa per arsimin. 5 milione euro nga familjet dhe bizneset

Lidhur me artikullin:

Jane rreth 5 milione euro, 650 milione leke, qe familjet e Tiranes dhe bizneset do te paguajne per llogari te bashkise per taksen e perkohshme per infrastrukturen arsimore ne vitin 2016.

Shifra behet e ditur ne projektbuxhetin e vitit 2016 te bashkise Tirane, ku nga 650 milione leke qe planifikohen te mblidhen, 320 milione leke do i paguajne familjaret dhe 330 milione leke subjektet tregtare. Ne vitin 2017, planifikohen te mblidhen 690 milione leke dhe ne 2018-n rreth 720 milione leke.

Ne total, per periudhen 2016-2018 pritet te derdhen ne arken e bashkise rreth 2 miliarde leke, apo rreth 15 milione euro, te ndara pothuajse pergjysme nga familjaret dhe bizneset.

Sipas relacionit te bashkise, takses se perkohshme per infrastrukturen arsimore i nenshtrohen te gjitha familjet, personat fizike ose juridike, vendas ose te huaj, qe banojne dhe ushtrojne veprimtari ekonomike brenda territorit te Bashkise se Tiranes.

tb-taksa te-ardhurat-e-pritshme

“Te ardhurat nga kjo takse e perkohshme do te perdoren me qellimin per te cilen eshte vendosur, per rikonstruksionin e objekteve arsimore, shkolla e kopshte si dhe te infrastruktures arsimore te Bashikise se Tiranes e cila e ka te domosdoshme ndertimin e shkollave e kopshteve te reja dhe nderhyrjet per rikonstruksionin e atyre ekzistuese”, thuhet ne relacionin e bashkise.

Vendosja e takses se perkohshme per 7 vjet per arsimin ka ngjallur shume debate, pasi cenon parimin kushtetues qe arsimi fillor dhe i mesem eshte falas.
Taksa do te jete 1800 leke ne vit per familjet dhe do te mblidhet ne faturen e ujit, ndersa per bizneset varion deri ne 4 mije leke 37 mije leke ne vit per VIP-at.