Taksat e reja per makinat. Kush klasifikohet si makine luksi

Lidhur me artikullin:

Shteti “godet” per here te dyte makinat e luksit, qe qarkullojne me shumice ne vendin tone. Ne Paketen Fiskale, qe po diskutohet ne Kuvendin e Shqiperise, parashikohen nje sere ndryshimesh, qe lidhen me taksimin me te rende se sa deri tani te ketyre kategorive te automjeteve.

Keshtu, ne projektligjin e taksave kombetare propozohet rishikimi i kushteve per percaktimin e makinave te luksit, lidhur me vleren ose çmimin e tyre. Kjo, duke e ndryshuar ate ne ulje, nga 7.000.000 leke, ne 5.000.000 leke. Aktualisht, percaktohet se konsiderohet “makine luksi” autovetura deri ne 4 pasagjere +1 shofer, e cila ploteson, te pakten, njerin nga kushtet e meposhtme: cilindraten te barabarte ose me te madhe se 3.000 cm3, ose vleren apo çmimin te barabarte ose me shume se 7.000.000 leke te reja.

Ne kete menyre, per ato makina qe jane me te shtrenjta se 36 mije euro do te duhet te paguhet nje takse shtese, qeuhet “takse e pervitshme per automjete luksoze”. Deri tani, konsideroheshin te tilla ato, qe ishin mbi 51 mije euro.

Nderkohe, jane propozuar disa ndryshime tek perjashtimet e automjeteve nga taksat. Keto lidhen me perfshirjen ne kategorine e mjeteve te perjashtuara nga taksa vjetore te mjeteve te perdorura dhe nga taksa e pervitshme dhe e regjistrimit te mjeteve luksoze, te mjeteve te djegura e te shkaterruara nga aksidentet, te cilat jane te vertetuara si te tilla nga organet e Prokurorise.

Ky propozim vjen ne analogji edhe me perjashtimet qe, aktualisht, ligji parashikon per mjetet e vjedhura.

Po keshtu, propozohen ndryshime per automjetet deri ne 4+1 vende dhe me cilindrate jo me shume se 2.500 kubike, kur keto mjete kalojne ne zoterim te invalideve e te veteraneve te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar, invalideve te punes, te verberve, invalideve paraplegjike dhe tetraplegjike, qe e fitojne kete status ne baze te ligjeve perkatese dhe perdoren vetem per nevojat e tyre personale e jo per veprimtari private. Me ligjin aktual perjashtohen nga taksa ne menyre eksplicite automjetet tip 4+1. Nderkohe, me propozimin e ri synohet te perjashtohen edhe ato mjete, te cilat jane edhe me te vogla se 4+1, duke qene se kategorite e invalideve mund te kene ne perdorim mjete jot a zakonshme, te pershtatura per kategorine e tyre.

Nje ndryshim tjeter ka te beje me taksimin e biokarburanteve, qe tregtohen te perziera me nafte apo benzine. Me kete, synohet qe taksa e qarkullimit dhe e karbonit te aplikohet per biokarburantin, ne rast se ai permban gasoil apo benzine, persa kohe eshte nje produkt per perdorimin ne transport, pra, ashtu sikurse benzina dhe gazoili, dhe duhet te taksohet per permbajtjen e gazoilit ose te benzines ne biokarburant.

Ligji aktual parashikon nivel te takses se qarkullimit mbi benzinen dhe gazoilin ne masen 27 leke/liter. Me propozimet qe paraqiten per miratim ne Kuvend, tani synohet te percaktohet se kjo takse paguhet per sasine e benzines dhe te gazoilit te importuar apo te prodhuar ne vend, me perjashtim te sasise se benzines dhe te gazoilit te prodhuar ne vend, por te eksportuar jashte territorit te Shqiperise.

Nje ndryshim tjeter ka te beje me ate, qe perjashtimi nga pagimi i takses se qarkullimit dhe takses se karbonit per anijet e peshkimit te jepet nepermjet rimbursimit te takses se paguar me pare. Per pergatitjen e akteve dhe aplikimin e ndryshimit nga perjashtim ne rimbursim eshte parashikuar qe procedurat e reja te fillojne te aplikohen nga data 1 korrik 2017. Deri ne kete moment do te vazhdoje te aplikohet skema aktuale me perjashtimin.

/Shqiptarja.com