Talenti Bersant Celina i thote jo Norvegjise. Zgjedh Kosoven

Lidhur me artikullin:

I rritur ne Norvegji, 19-vjeçari qe aktualisht eshte pjese e Manchester City-t ka vendosur te perfaqesoje skuadren e vendit te origjines se tij. Kete e ben te ditur trajneri i Kombetares Shpresa te Norvegjise, Leif Gunnar Smerud. “Mendoj se Celinen e kemi humbur. Ai me ka thene se nuk do te luaje per Norvegjine. Ne e duam shume nje lojtar te tille, por nga ana tjeter lojtaret duhet ta duan kete fanelle“, thekson ai ne nje interviste per mediat e vendit nordik. Ne krahun tjeter, i ati i lojtarit, Eduart Celina ka deklaruar se Norvegjia nuk e ka marre ne konsiderate djalin e tij dhe ne kete menyre ai ka vendosur qe te perfaqesoje Kosoven.

“Ketu nuk behet fjale per zgjedhje sepse nuk kemi pasur mundesi te bejme nje zgjedhje“, thekson ai duke lene te kuptohet se nga Kombetarja e pare e Norvegjise nuk ka marre nje oferte. Ne vijim, i ati i talentit shton se shume shpejt Federata e Kosoves do te anetaresohet ne FIFA dhe UEFA dhe ne kete menyre, Celina ka mundesine reale per te qene protagonist me Kosoven. Trajneri i Shpresave te Norvegjise, Smerud shton gjithashtu se nuk ishte e mundur qe ta bindte 19-vjeçarin qe te vazhdonte aventuren me ekipin e te rinjve dhe ne kete menyre, nuk kishte asnje rruge tjeter qe mund te zgjidhte.

Ne lidhje me vendimin e sulmuesit ka folur edhe asistenti i trajnerit te Kosoves, Tord Erland Grip, sipas te cilit, Celina eshte nje prej lojtareve me te rendesishem te Perfaqesueses pasi eshte nje lojtar i shpejte, luan me te dyja kembet dhe ka nivel te lart teknik. 19-vjeçari numeron 2 ndeshje zyrtare me Perfaqesuesen e Kosoves. Debutoi kunder Omanit ne 7 Shtator 2014, ndersa ne vellazeroren kunder Shqiperise ai shenoi nga pika e bardhe e 11 metershit.