Te Bayern ka nje problem. Ancelotti eshte i ‘akuzuari’ kryesor

Lidhur me artikullin:

Carlo Ancelotti ne qender te kritakave. Trajneri i Bayern Munchen, pas nje nisjeje shume te mire te kampionatit, duhet te reagoje menjehere dhe te gjeje zgjidhjet e duhura, pasi ekipi i tij keto javet e fundit le shume per te deshiruar. Kjo jo vetem per shkak te humbjes kunder Borussia Dortmund, por edhe te menyres se lojes. Si pasoje e kesaj ecurie me luhatje, mediat ne Gjermani nuk kane ngurruar ta vendosin italianin ne banken e te akuzuarve. Humbja kunder verdhezinjve dhe parakalimi ne tabelen e klasifikimit nga skuadra e Leipzig, ka bere qe te rriten disi pakenaqesite.

Akuzat shkojne deri aty sa i cilesojne bavarezet si nje ekip pa identitet. Kampionet e gjermanise gjate ketij sezoni kane pasur dy takime shume te rendesishme ku ne te dy rastet ata kane humbur. Njera kunder Atletico Madrid ne Champions League dhe tjetra ndaj Borussia Dortmund ne kampionat. Rreshtimi i trajnerit 4-3-3 duket se nuk i pershtatet Bayern. Mbrojtja eshte nje repart qe fut uje nga te gjitha anet. Demtimet gjithashtu jane nje tjeter element qe rendojne gjendjen e ekipit. Carlo Ancelotti tashme ka detyren t’u riktheje bavarezeve identitetin, shkelqimin e sigurisht kreun ne tabelen e klasifikimit ne Bundesligen Gjermane.