Te dhenat e 9-mujorit flasin per nje frenim te aktivitetit ekonomik

Kjo tendence konfirmohet nga te dhenat e shtatorit, te publikuara zyrtarisht deri tani, qe jane zhgenjyese dhe flasin per nje frenim te ndjeshem te aktivitetit ekonomik:

-Paraja gjithsej ne qarkullim ka rene me 4.5 miliarde leke, sipas statistikave te Bankes se Shqiperise, duke reflektuar nje ngadalesim te aktivitetit ekonomik ne vend dhe shpejtesise me te cilen qarkullon ajo, çka nenkupton tkurrje te vellimit te aktivitetit fizik te prodhimit e tregtise.

–Komisioni Europian paralajmeroi se konsumi do te jete i dobet persa kohe qe individet dhe bizneset do te jene te pasigurte derisa politikat e qeverise te jene te paqarta.

-Euro ka rene ne nivelet me te uleta ne gati dy vjet, duke zbritur poshte 139 leke ne fund te javes se kaluar, teksa tregtaret kane stepur aktivitetin e tyre dhe kane reduktuar blerjet jashte vendit.

-Importet ne shtator rane me 7.4%, duke paralajmeruar per konsum te dobet.

-Zyrtarisht ne dy tremujoret e pare te vitit, konsumi ka rene perkatesisht me 1.1 dhe 3.2% dhe sinjalet, nisur nga shifrat e deritanishme, jane qe kjo tendence do te vazhdoje.

-Banka e Shqiperise rishikoi serish se fundmi me ulje rritjen ekonomike ne 2.5%, ndersa BERZH i uli me tej pritshmerite ne 2.3%. Edhe rritja prej rreth 2.7% ne 6 – mujorin e pare ka qene e nxitur nga elemente rastesore e te paqendrueshem, si energjia ne tremujorin e pare dhe ndertimi (nga punet publike ne prag te zgjedhjeve) ne tremujorin e dyte.

-Eksportet kane qene ne pikiate per gjithe vitin dhe per 9 – mujorin tkurrja ishte gati 4%. Renia eshte gjithsesi me afatgjate dhe e lidhur dhe me faktore te tjere, si humbja e konkurrueshmerise se bizneseve, apo kerkesa e dobet, gjithsesi sipermarresit e ketij sektori tremben se nga aksioni rrezikojne te goditen me shume te ndershmit.

-Kredia e re per ekonomine ishte minimale ne shtator, me huane ne euro qe ishte ne nivelin me te ulet te 10 viteve dhe ate ne leke, qe nuk ishte pare nivele kaq te uleta qe prej 4 vitesh. Renia e vazhdueshme e stokut te huase ne 7 nga 9 muajt e ketij viti eshte nje tregues i qarte i frenimit te investimeve.

-Te ardhurat buxhetore per 9-mujorin ishin 7 miliarde leke me pak se plani i rishikuar me ulje ne mes te vitit dhe ne muajt ne vijim pritet te ndryshojne pak, pavaresisht vrullit te aksionit. Ne kahun tjeter kjo nenkupton se financat do te jene te detyruara te kryejne me pak shpenzime per te ruajtur deficitin buxhetor te pandryshueshem, duke hedhur me pak para ne ekonomi.

/Monitor/