Te gjithe ne Kine. Edhe Ezequiel Lavezzi transferohet ne vendin komunist

Lidhur me artikullin:

Ezequiel Lavezzi transferohet tek Hebei China Fortune. Prej disa javesh ekipet kineze jane duke investuar fuqishem ne merkato,duke afruar emra te medhenj te futbollit europian. Sipas asaj qe raportojne mediat Lavezzi dhe Hebei China Fortune kane arritur akordin mes tyre. Skuadra e Paris Saint Germain, do te perfitoje 6 milione euro nga kjo marreveshje.

Nje vlere e ulet ne pamje te pare, por jo nese merr ne konsiderate faktin se argjentinasi kishte vetem pak muaj kontrate me parizienet. Ai, qe do te perfitoje me shume nga kjo marreveshje eshte sulmuesi, pasi paga e tij mendohet se do te jete nga 13 deri ne 15 milion euro ne sezon per dy vitet e ardhshme. Lojtari do te mund ta nisi aventuren e tij te re,vetem pas perfundimit te gjysem finaleve te Champions League, ku skuadra e Laurent Blanc do te ndeshet me anglezet e Chelsea.

Lavezzi u transferua nga skuadra e Napoli tek ajo e PSG ne vitin 2012 per shumen e 30 milione eurove. Tek kampionet e frances, ne total lojtari ai ka zhvilluar 107 ndeshje dhe ka shenuar 22 gola.