Te gjithe ne shitje!

Lidhur me artikullin:

Jane shume futbolliste te njohur boteror qe gjate kesaj vere me gjasa te medha do te largohen nga skuadrat e tyre perkatese. Mirepo, tregimi yne ka te beje me gjashte sulmues qe jane ne listen e shitjeve, e qe per koeqidenc te gjithe jane te lindur ne vitin 1992.

Lucas Moura-Paris SG. Talenti i madh brazilian sikur nuk po gjen hapesire sa duhet te klubi parisien i cili me gjasa te medha do ta shet mesfushorin ofanziv gjate veres, nese ka bleres serioz, sepse klauzola e tij e kalon shifren prej 40 milione euro.

Eric Lamela-Tottenham. Si shume talent te medhenje boteror ehe argjentinasi po “djeget” ne Premier League, jo per shkakun se nuk mund te luaj, por thjeshte jane çeshtjet taktike jo te mira te trajnereve. U ble nga Roma per 35 milione euro, por mund te largohet per 10 milione me pak.

Stephan El Shaarawy-Milan. I pafat pas shume lendimeve, me muaj te tere jashte fushave te blerta kane bere qe skuadra italiane ta fut ate ne listen e shitjeve. Nuk eshte ende sigurte ardhmeria e tij, sepse ne rast te ndryshimeve radikale te Milan, qe priten pas ardhjes se investitoreve te rinje, El Shaarawy do te jete tema e pare e rosonereve gjate kesaj vere.

Son Heung-Min-Leverkusen. Nje mesfushore tjeter me tipare sulmuesi. 22-vjeçari nga Korea e Jugut me shume gjasa po luan stinorin e tij te fundit ne Bundesliga, se paku te Leverkusen. 17 gola ne 39 ndeshje, eshte tregues i qarte se kemi te bejme me nje lojtar shume cilesor i cili mund te largohet per vetem 15 milione euro.

Kevin Volland-Hoffenheim. Nje tjeter sulmues qe vjen nga kampionati gjerman, Fjala eshte per anetarin e Hoffenheim, i cili ka shenuar 7 gola, por ishte aktivizuar me vone ne perberjen e pare. I rritur te Leverkusen dhe Dortmund, Volland eshte shenjester e Interit, qe mund ta transferoje gjate veres per 10 milione euro.

Danny Ings-Burnley. Stonori i tij i fundit te skuadra e vogel Burnley, andaj per sulmuesin anglez veç jane te gatshme parate. Shume skuadra te medha ne Premier League kane bere gati ofertat qe jane te larta deri ne 20 milione funte. Kontrata e tij skadon ne qershor, andaj vetem pritet emri i klubit te tij te ri.