Te kualifikuar per ne EURO 2016, por Shqiperia zbret 4 vende

Lidhur me artikullin:

renditja

Shqiperia humbet 4 pozicione ne renditjen e pergjithshme te FIFA-s per muajin Nentor. Kombetarja e drejtuar nga Gianni De Biasi ne renditjen e re te publikuar nga qeveria e futbollit Boteror ka zbritur nga vendi 32-te ne te 36-tin. Edhe pse gjate muajit te kaluar perfaqesuesja kuqezi siguroi kualifikimin historik ne Europianin France 2016 fale fitores 3-0 ndaj Armenise ne Yerevan, humbja ndaj Serbise nje kombetareje qe renditet me poshte se Shqiperia i ka kushtuar skuadres se De Biasit qe ne klasifikimin e ri ka rreshkitur me 4 pozicione.

Shqiperia numeron 723 pike ne renditjen e muajit Nentor, 32 pike me pak se nje muaj me pare. Nga ai klasifikim historik ne vendin e 22-te ne Bote ne Gusht te ketij viti Kombetarja Shqiptare tashme ka humbur 14 pozicione por kjo pak rendesi ka sepse nese disa muaj me pare kuqezinjte nuk e kishin siguruar ende kualifikimin ne Euro 2016, tanime ata jane zyrtarisht pjese e Europianit francez.

Ne renditjen e re te FIFA-s, Shqiperia le pas perfaqesuese te tilla si Greqia, Polonia, Senegali e Costa Rica, ndersa perpara perfaqesueses shqiptare pozicionohen kombetare si Hungaria, Shtetet e Bashkuara te Amerikes e Danimarka. Ne klasifikimin e muajit Nentor spikat ngjitja nga vendi i trete ne te parin te nje kombetareje si Belgjika, qe ka lene pas vetes Gjermanine dhe Argjentinen qe ka humbur 2 pozicione. 10-shja e pare kompletohet me Portugaline, Kilin, Spanjen, Kolumbine, Brazilin, Angline dhe Austrine. Nje ngjitje te madhe ka bere Uruguai qe nga vendi i 20-te tashme renditet i 12-ti, ndersa Turqia pas kualifikimit ne Euro 2016 si e treta me e mire e te gjitha grupeve ka fituar plot 19 pozicione duke u ngjitur ne vendin e 18-te.