“Te ndihmosh njerezit qendron pertej te qenit dikush”

Esli Belshi eshte renditur e dyta ne Konkursin Nderkombetar te Projekteve me shpikjen e “dores robot”. Si nisi iniciativa, çfare vlere ka shpikja, kujt ja dedikon, mesazhi per bashkemoshataret dhe perspektiva e shkencetares sone te ardhshme.

Zakonisht ndodh qe, pasi ke perfunduar studimet, te merresh me shkence dhe shpikje. Por nuk ka ndodhur keshtu me nje 17 vjeçare nga Cerriku. Tek ajo eshte zbuluar heret ngacmimi per te prodhuar diçka te dobishme per shoqerine. Dhe gjithçka duket se ka nisur nga nje histori reale, ngjarje qe shpesh i kane nxitur shkencetaret qe te shpikin gjerat e medha…

Ajo quhet Esli Belshi. Vjen nga nje familje me vlera qytetare, te emancipuar dhe arsimuar. I ati eshte mjek i njohur (Kastriot Belshi) dhe nena e saj mesuese dhe drejtuese ne arsim, (Mimoza Belshi ).

Esli ka shkelqyer ne mesime ne 9 vjeçare e tani vazhdon studimet ne kolegjin “Mehmet Akif” nder me te miret ne Shqiperi.

Nderthurja e teorise me praktiken, nxitja e prirjeve ne procesin mesimor duket se ka dhene frytet e veta dhe tani kur ajo eshte ende 17 vjeçe, emri i saj regjistrohet nder shpikeset me te famshme ne bote.

Nxenesja nga Cerriku e paraqiti projektin e saj Konkursin Nderkombetar te Projekteve I-SWEEEP “Konkursi Shkencor Nderkombetar ne Fushen e Energjise, Inxhinierise dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua ne Qendren “Gorge Brown” te shtetit Houston, ne Texas/SHBA.

Ne kete konkurs moren pjese 564 nxenes dhe 300 mesues , ku u prezantuan 385 projektet me te mira nga 62 vende te ndryshme te botes.

Shqiperia u perfaqesua nga Esli Belshi nxenese e Kolegjit Turk “Mehmet Akif” ne degen inxhinieri, me projektin “Nje dore robot”.

Aktiviteti u permbyll me nje ceremoni madheshtore, ku u bene vleresimet per projektet me te mira dhe u ndane medalje dhe çmime te ndryshme, shkruan Fatos Salliu per infoelbasani. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vleresua nga juria me medalje argjendi, ndersa “North Amerikan University” i ofroj asaj nje burse studimi.

Projekti bazohet ne risite ne zhvillimin e elektronikes dhe qellimi ka qene prezantimi i nje projekti te thjeshte, qe nepermjet nje mikroçipi, dora e demtuar te komandohet me ane te zerit.

Demonstrimi fillestar ka qene hapja dhe mbyllja e dores me ane te komandes zanore. Me pas do te kalohet ne komandimin e secilit gisht veçmas.

Esli shprehet se kete çmim ja dedikon gjyshit te saj i cili e ka shtyre ne punen kerkimore.

Ajo tregon emocionet e veçanta gjate marrjes se çmimit dhe thote se ne momentet kur ka ngritur flamurin e ka harruar veten, por ka menduar per gjithe Shqiperine.

Te ardhmen e sheh ne punen kerkimore ne studime qe pritet ti vazhdoje ne universitetet me te njohura te botes te cilet nuk kane munguar ti dergojne ftesa qe tani.

Esli perben nje shembull frymezimi. Njekohesisht ajo eshte vazhduese e gjenerates se shkencetareve shqiptare qe tashme kane bere emer ne Amerike dhe ne mbare rruzullin.

Intervista: Te ndihmosh njerezit qendron pertej te qenit dikush

Te befason e te mrekullon njekohesisht logjika e kesaj 17 vjeçareje. Shprehja e saj “ Te ndihmosh njerezit qendron pertej te qenit dikush”, zoteron nje fuqi shprehese qe tejkalon shpikjen e saj. eshte pikerisht kjo qe ne fakt i mungon botes sone qe rend e stresuar vetem brenda interesave te ngushta te saj.

Si ju lindi ideja per kete projekt?

Idene e mora rastesisht. Ishte nje rast aktual i dikujt qe kishte probleme me gjymtyret e siperme. Me ngacmoi ideja qe ta bej edhe kete kategori qe te ndjehet si te tjeret. Dhe ju pervesha punes.

Si u perzgjodhet

Ishte nje konkurs qe mund te aplikoje edhe me ane te internetit. Por Shqiperia u perfaqesua me fituesit e ASEFF-it qe eshte nje konkus kombetar per projekte shkencore. Une u perzgjodha bashke me dy djem nga Shkodra.

Çfare vleresoi juria tek projekti juaj?

U pelqye si ide dhe si nje projekt i bukur. U demonstrua konkretisht me komande zanore para jurise. Ata mbeten shume te kenaqur. Mendoj se çelsi i suksesit ishte te bazoheshe ne zbulime te thjeshta per gjera te veshtira. Dhe mendoj se kete vleresuan me shume.

Si mendon do gjeje aplikime?

Projekti im ishte prototip dhe sigurisht qe ka nevoje qe te permiresohet. Por aplikimi mendoj se i perket se ardhmes jo shume te afert. Projekti bazohet ne thjeshtesine qe te mos shkaktoje as dhimbje dhe as lodhje dhe te jete i aplikueshem edhe nga njerez qe nuk kane njohuri elektronike dhe qe te jete i komandueshem. Gjithashtu edhe me i lire per tu prodhuar dhe per tu blere ne treg. Sipas kesaj pajisje, njerezit nuk kane nevoje qe te kene kontakte muskulore por te komandohet me ze.

Ku e gjen me shume veten ne deget e shkences?

Mund te the se e gjej veten ne pjesen e elektronikes. Perderisa isha e suksesshme ketu mendoj te qendroj ne kete fushe. Por jam mire edhe ne dege te tjera.

Ju bene oferta pas ketij çmimi?

Po. Pas çmimit me beri menjehere ftese nje universitet ne Amerike. Por nuk do nxitohem. Do te perzgjedh.

Do vazhdosh studimet ne kete fushe? Do perfeksionohesh ne kete disipline? Do perfeksionohesh

Po do vazhdoj.

Cilat jane synimet e tua ne jete?

Mjafton te kem nje pune. Suksesi per mua nuk eshte edhe aq i rendesishem.

Do kemi nje shkencetare ne te ardhmen?

Do ja le kohes

A keni nje model nga ku udhehiqeni ne jete?

Nga njerez te famshem jo brenda familjes po. Modeli per mua eshte gjyshi im Lulo Hoxha. Ai madje me shtyu qe te ndermerrja projektin. Edhe gjyshi tjeter. Prinderit me kane qendruar prane dhe kane ndihmuar qe te realizoj synimet e mia.

Si u ndjeve kur fituat çmimin?

Ishte e papershkrueshme. Nje krenari me vete. Ne ate moment harrova qe isha individualisht. Ishte diçka shume e madhe.

Ke ndonje mesazh per bashkemoshataret e tu?

Te ndihmosh njerezit qendron pertej te qenit dikush.