BE do të ofroje internet falas per shtetasit e saj

Komisioni Europian kete jave ka bere nje lajmerim sipas te cilit planifikonte qe ne vitin 2020 te sillte internet Wi-Fi falas ne hapesirat publike per te gjitha vendet e BE.

“Ne propozuam sot pajisjen e çdo qyteti apo fshati europian me internet wireless falas duke filluar qe nga viti 2020,” thote presidenti i Bashkimit Europian Jean Claude Juncker.

Si pjese e iniciatives se BE per permiresimin e infrastruktures dixhitale, ka shume plane qe do te sigurojne lidhjen me internet 5G ne te gjithe unionin.

Per ta permbushur kete BE do te shpenzoje 120 milione euro gjate ketyre viteve per te pajisur parqet, sheshet, librarite dhe vendet e tjera publike me Wi-Fi dhe autoritetet lokale do te jene pergjegjese per çdo kosto mbulimi.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al