Te ‘urryerit’ e RB Leipzig ne Bundeslige

Lidhur me artikullin:

Per here te pare qe nga viti 2009, Gjermania Lindore ka nje klub ne Bundeslige. Arsye e madhe per te festuar, nje sinjal qe pas dy dekadash te deshtuara, futbolli po ngrihet edhe ne pjesen tjeter te Gjermanise. Megjithate nuk jane te shumte tifozet e kenaqur per kete. Arsyeja? Pergjigja eshte shume e thjesht: RB Leipzig, qe e fitoi te drejten per te luajtur ne Bundeslige vetem dy jave me pare, eshte klubi me i urryer ne Gjermani.

Asnje klub ne Europe nuk eshte i ndare nga pjesa tjeter e vendit si RP Leipzig. E mbeshtetur nga prodhuesi i pijeve energjetike “Red Bull”, kjo skuader eshte ngjitur nga kategoria e peste ne te paren, ne harkun e shtate viteve. Per disa, eshte historia e suksesit te futbollit modern, nje klub qe ne te ardhmen mund te thyeje hegjemonine e Bayern Munich. Per te tjeret ata jane kercenimi per qe eshte e dashur per futbollin gjerman, tradita dhe identitetin.

RB u themelua duke marre vendin e ekipit te kategorise se peste SSV Markranstadt, ne vitin 2009. Dietrich Mateschitz, pronari i Red Bull, realizoi endrren e tij duke u bere pronar i nje skuadre ne futbollin gjerman. Ndryshe nga rastet e Red Bull Salcburg dhe New York Red Bulls, ne gjermani ndalohet reklama ne emrin e skuadres. Mateschitz gjeti nje dredhi: e quajti ekipin “RasenBallsport Leipzig” shkurt RB Leipzig. “RasenBallsport” ne shqip do te thote “Futboll qe luhet ne bar”.

Te gjitha klubet ne Gjermani jane me rregulloren 50+1 gjate votimit per zgjedhjen e bordit drejtues, me voten e pronarit qe eshte gjithmone me e rendesishme se ajo e tifozeve, por ne rastin e RB Leipzig tifozet kane kontrollin me te madh. Per t’u bere anetar duhet 800 euro, dhjete here me shume se ajo qe paguajne tifozet e Bayern Munich. Tifozet zgjedhin 17 perfaqesues me te drejte vote, qe formojne nje “mini-parlament” dhe votojne krahas drejtuesve te tjere te klubit per marrjen e vendimeve te rendesishme.

Nga ana tjeter, tradita e vjeter e futbollit gjerman ku tifozi nuk paguan po vihet ne rrezik. “Klubi yne u themelua per te luajtur futboll, – thote nje tifoz i ish-skuadres kryesor te qytetit Lokomotiv Leipzig, – RB Leipzig u themelua per te bere parà. Per te shitur pije energjetike.” Ky tifoz nuk eshte i vetmi. RB jane skuadra me e urryer dhe kete e tregon fakti se shume klube i kane premtuar tifozeve te tyre qe nuk do te zhvillojne ndeshje miqesore kunder tyre.

Gjate dy viteve ne Bundesliga II, RB Leipzig eshte sulmuar nga disa tifozeri kundershtare. Tifozet e Aue shkuan deri aty sa e krahasuan Dietrich Mateschitz me Hitlerin dhe tifozet e RB me nazistet. Disa kane qene me te qeshur. Kur priten RB Leipzig ne fund te gushtit, drejtuesit e Union Berlin, ne broshurat qe shperndahen ne stadium para ndeshjes, i kushtuan skuadres kundershtare nje artikull me 700 fjale, por jo per futbollin, si ndodh zakonisht, por per rritjen e demave.

Leipzig eshte qyteti ku eshte themeluar Federata Gjermane e Futbollit, por asnjehere nuk ka pasur nje ekip ne Bundesliga 1, qe pas renies se murit te Berlinit, 27 vjet me pare. Gjithçka nisi nga puna me moshat, si e vetmja mundesi e rilindje. Drejtori teknik Ralf Rangnick, ish-trajneri i Schalke dhe Wolfsburg, tregon: “Pronaret e klubit nuk kursehen kurre per te rinjte dhe per t’i dhene atyre mundesine e permiresimit te vazhdueshme. Ne do te ndertojme nje ekip cilesor per vitin tjeter, sepse njerezit vijne ne stadium sepse duan te shohin futboll te bukur.”

Puna me moshat ka qene aq cilesore sa te gjitha ekipet zinxhir te perfaqesueses se Gjermanise ka futbolliste nga klubi i Leipzig. Sami Khedira dhe Joshua Kimmich jane dy lojtaret e dale nga RB Leipzig qe do te luajne me kombetaren e Jurgen Klopp ne Euro 2016. Klubet rivale i akuzojne per menyren si marrin futbollistet me te mire gjerman dhe te Europes Lindore ne moshat 15 dhe 16 vjeç, duke i akuzuar shpesh here per kontrata te fshehura. “Nuk dua te jem 80 vjeç kur RB te fitoje titullin e pare ne Bundeslige,” – tha vitin e kaluar pronari 73-vjeçar Dietrich Mateschitz. Kjo i jep skuadres edhe 7 vjet kohe per te fituar titullin ne Gjermani…