Te vecantat e cdo shenje horoskopi

Lidhur me artikullin:

Horoskopi eshte interesant sepse ju pershkruan ne teresi juve. Por eshte edhe me argetues kur ka lidhje me dike qe ju e njihni.

Shenjat e ndryshme te horoskopit kane terheqje mes vete. Zbuloni lidhjet mes shenjave tjera:

DASHI: Pasioni i tyre
Do te percjellni dike nen kete shenje deri ne fund te jetes suaj. te pavarur dhe impulsiv, Dashi ka tendence te kete nje jete ne levizje te vazhdueshme. Pasioni dhe impulsiviteti qe ata bartin me vete, do te ju dehin juve. Do te beheni rob i deshirave te tyre si dhe aventurave te ndryshme.

DEMI: Suksesi i tyre
Per shkak te kembenguljes se tyre, njerezit nen shenjen e Demit priren te jene udheheqes ne çdo fushe qe tentojne te depertojne. Ata jane modeste ne veprimet e tyre por kane shume per te ofruar. Nese ju shkoni me nje person te kesaj shenje, ata kane aftesi te shkelqyera si dhe dine ti duan personat qe ata i deshirojne.

BINJAKET: Dituria e tyre
Nese jeni pvr aftesi gjuhesore, kerkoni nje person nen shenjen e Binjakeve. Do te pelqeni te degjoni kur flasin ata. Do te mahniteni nga aftesite e te folurit dhe tregimet apo pervojat e tyre te treguara. Kini kujdes, megjithate ata priren qe te kene gjuhe te mprehte. Por, e mira eshte se kerkojne shpejte falje kur kuptojne se jeni lenduar. Natyra e tyre i ben te pakapshem dhe te deshirueshem. Por, ata mund te largohen pa paralajmerim duke ju lene qe te kuptoni se tregimet e tyre jane thjeshte nje dehsmi e nje jete kalimtare.

GAFORRJA: Paparashikueshmeria e tyre
Gaforrja me mire pershkruhet si e paparashikueshme. Ju nuk mund te dini se çfare prisni nga ato. Personat e lindur nen kete shenje jane te pavarur, te bute dhe te veshtire njekohesisht dhe shume emocionale. Ju mund te jeni ne lidhje me nje gaforre nese adhuroni egersine e tij.

Natyra e tyre ka nje kosto: jane shume te pavendosur. Ju nuk mund te siguroheni se do te jeni gjate kohe me ta, mund te keni mosperputhje te vazhdueshme brenda lidhjes me personat nen kete shenje.

LUANI: Joshja e tyre
Personat nen kete shenje rrezatojne energji dhe ngrohtesi. Ata jane nje magnet natyror. Ata shquhen si persona te sjellshem dhe te kendshem dhe fare pak egoist. Nese egoja e tyre zhvillohet keta mund te behen shume te varur nga krenaria dhe vemendja e te tjereve. Injorimi i personit nen kete shenje ndikon qe ta largoni ate nga vetja dhe te kerkoje dike tjeter.

VIRGJERESHA: Inteligjenca e tyre
Nese jeni per nje loje te mire me tru, atehere zgjidhni Virgjereshat. Nuk ka asgje me terheqese se sa personat nen kete shenje qe ju ofrojne “gjimnastike” te trurit. Pavarsisht ne jeten shoqerore apo inteime, personat nen kete shenje mund te zgjidhin ndonje problem. Ata ju lene pershtypje me diapazonin e gjere te njohurive. Ata pelqejne te marrin persiper problemet dhe pervjelin menget per ti ofruar zgjidhje atyre. Keta persona jane te sigurte dhe perpiqen t’ju terheqin ne lojen e tyre. Ata nuk i frikesohen asnje lloj sfide dhe jane mjaft besnike. Ata luftojne per ate qe duan.

PESHORJA: Ndjeshmeria e tyre
Nese deshironi qe ndokush te kuptoje thellesine e shpirtit tuaj, kerkoni nje peshore. Perosnat e lindur nen kete shenje kane tendence te jene shume te ndjeshem. Peshoret jane gjithmone aty kur keni nevoje per mbeshtetje, kur debatoni per probleme filozofike dhe emocionale.

AKREPI: Misteri i tyre i erret
Perosnat e lindur nen kete shenje mund te jene te ngrysur apo te erret. Ata mund te ju lendojne me shpejte se sa mund te ju joshin. Ata jane te perkryer per njerezit qe kerkojne marredhenie te komplikuara perplot me ulje dhe ngritje. Te jetosh jeten e tyre te ekstremeve eshte joshese sepse jeni gjithmone ne adrenaline. Me misterin e tyre te erret, ata ju terheqin ne tornado e emocioneve dhe ngjarjeve te pazakonshme. Kjo mund te jete problematike per nje kohe pasi mund ta gjeni veten te frikesuar nga personi qe me se shumti e doni.

SHIGJETARI: Miresjellja e tyre
Nese jeni te terhequr pas llojit dhe natyres se bute te njerezve, atehere kerkoni Shigjetarin. Personat e lindur nen kete shenje do te ju mbytin ne dashuri dhe miresi dhe nuk do te kene frike qe te ju hapen per gjithçka. Gjithashtu keta persona kane tendence ti besojne secilit andaj edh emund te ju ekspozojne tek ata. Ana e erret e tyre eshte se ata tentojne te ju mbajne per dore dhe ju kundershtojne shpesh. Nese genjeni ata, do te shkatrroni gjithçka qe keni ndertuar me heret. Ata kerkojne ndershmerine tuaj e jo denglat apo gjepurat.

BRICJAPI: Qetesia e tyre
Personat e lindur nen shenjen e Bricjapit jane stoike sipas natyres dhe te ngurte ne besimet e tyre. Ata nuk happen lehte dhe te merr malli te zbulosh diçka nga vetja e tyre. A ka me terheqese se heshtja? Keta jane te apasionuar kur kerkojne diçka qe ata pelqejne me te vertete, por beni kujdes, ata kane edhe boten e tyre te urrejtjes.

UJORI: Sjellja e çuditshme e tyre
Perosnat e lindur nen shenjen e Ujorit jane te sjellshem pa e kuptuar ata vet. Ata nuk jane domosdoshmerisht te sjellshem apo te qete, ata zakonisht bejne te kunderten. Ata kane tendence ta deshirojne te ndryshmen por me te mire jane kur nuk perpiqen per tu bere si te tjeret.

PESHQIT: Fleksibiliteti i tyre
Personat nen kete shenje jane shume fleksibile. Ata jane te njohur per emocionet e thella madje edhe naive. Por mos ngaterroni naivitetin e tyre me pafajesine. Ata nese kercenohen, padyshim qe do te ju sulmojne.