teknologjia-q-led-risia-e-samsung-per-vitin-2017-info-albania

Teknologjia Q-LED risia e Samsung për vitin 2017


Këtë vit ndalesa e Samsung ishte Barcelona, aty ku produktet më të mira të 2017 u prezantuan para medias europiane, në një ekspozitë gjigande të vendosur në Pallatin e Kongreseve. 

Dhe si çdo vit, njëri prej produkteve përbën ¨kryefjalën¨ e eventit. 2017-ta i përket teknolgjisë Q-LED. Një tjetër hap drejt perfeksionit sapo është marrë nga Samsung, i cili gjithmonë është i pari në konkretizimin e ideve inovative.

Çfarë është Q-LED?
Në mënyrë fare të thjeshtë, cilësi perfekte e imazhit. E nëse nuk mjaftoheni me kaq atëherë ja se si kjo teknologji implementohet në televizorët e rinj të Samsung.

Cilësia e figurës përbëhet nga dy detaje, thellësia e ngjyrave dhe ndriçimi i tyre. Për Q-LED të dyja këto karateristika shkojnë shumë më lart asaj që kemi përjetuar deri tani. Falë teknologjisë së re dhe testeve të shumta, Samsung ka arritur të kalojë limitin e tij. I përbërë nga miliona kuantiume ekrani i ri është i aftë të përfitojë ngjyra më të forta dhe kontrast më të lartë.

Dhe pas ekranit, arma tjetër e fortë e Samsung është dizajni, i cili në televizorët e rinj vjen në dy forma, ekran i sheshtë dhe i harkuar. Dhe më e bukura, ajo që në na bëri më shumë përshtypje është një fibër optike, e cila është i vetmi kabëll që lidhet me televizorin. Kjo fibër lidhet me një pajisje, e cila në vetvete ka shumë porta për ta lidhur fare thjeshtë me çdo pajisje teknologjike që ju keni në shtëpi.

E veçanta? Çdo gjë mund të fshihet pas murit apo në një raft pranë televizorit tuaj. Nuk ka më kabuj që nuk dini si t’i fshihni, e rëndësishme është të keni telekomandën në dorë, ose zërin tuaj. Samsung Q-LED Tv mund të komandohet edhe me anë të zërit për të ndjekur kanalin tënd të preferuar ose për të naviguar në shumllojshmërinë e aplikacioneve që ofron ky Smart TV.