Tenderat qe po nxjerrin zbuluar Edi Ramen

Lidhur me artikullin:

Dy vitet e para te qeverise Rama, veç atyre qe ai i quan reforma te dhimbshme, qe ne te vertete kane shkaktuar dhimbje vetem tek qytetaret, jane shenjuar nga akuza te bujshme per korrupsion e ndarje klienteliste te tenderave publike. Te bujshme, pasi behet fjale per nje vale denoncimesh, te cilat flasin per perfitime te parave publike ne mase te madhe vetem nga klientet e Rames, deputetet e tij, politikane prane PS apo familjaret e tyre.

PD denoncoi sot nje tjeter “afere”, si projekt te Rames qe parate e taksapaguesve shqiptare t’ua ndaje te besuarve te tij. Rama, sipas PD, per nevoja te OSHEE, i ka marre me qera deputetit te PS, Rakip Suli, ambientet e Aurora Grup, qe ai e ka ne pronesi, ne autostraden Tirane – Durres. A eshte apo jo kjo marreveshje ne shkelje te ligjit, kjo pritet te verifikohet pasi kontrata e saj ende nuk eshte publikuar. Por qe kjo marreveshje bie era klientelizem, nuk ka kontrate ligjore ta mohoje.

Pse duheshin marre pikerisht ambientet private te deputetit te PS per OSHEE? Cilat jane kriteret e perzgjedhjes se kesaj godine dhe sa private te tjere kane qene ne gare?

Ketyre pyetjeve duhet t’u pergjigjet OSHEE, ne mos transparenca.al, prej se ciles priten gjithnje reagime sa here ka denoncime nga opozita. Megjithate kjo duket “afera” me e vogel me parate publike.

Me OSHEE i jane dhene biznesmenit qe ndertoi vilen luksoze te Edi Rames ne Surrel plot 5 miliarde leke. Tenderi, sipas opozites, eshte i dyshimte, pasi kompania fituese kishte oferten me te larte ne treg krahasuar me garuesit e tjere. Qeveria nuk eshte terhequr, por e ka mbrojtur tenderin.

Para’ publike permes tenderave u jane dhene edhe deputeteve Sadri Abazi e Pjerin Ndreu. I jane dhene edhe kandidatit te PS per bashkine e Kamzes, Safet Gjicit. Tendera publike, sipas opozites, kane perfituar edhe kompanite e djemve te nenkryetares se kuvendit, Valentina Leskaj. Emri i njerit prej tyre lidhet serish me OSHEE. Kompania e tij fitoi tenderin per te trajtuar stresin e punonjesve te Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike. Mesohet se eshte terhequr edhe pse e fitoi ate, vetem per shkak te presionit mediatik e politik.

A mbarojne ketu shumat marramendese te parave publike qe u jane dhene deputeteve te PS, kompanive te familjareve te tyre apo klienteve te Rames nga kjo qeveri?

Opozita ka denoncuar si skandaloz edhe tenderin per check- up falas, me vlere 730 milione leke, qe i eshte dhene nje kompanie te Vilma Nushit, nje biznesmene prane Rames, e njohur ne fushen e tregtise se cigareve dhe pijeve alkoolike. Te tjere tendera ne shendetesi jane shenjuar nga dyshime te forta se u jane dhene klienteve qeveritare. 100 milione eshte vetem tenderi per sterilizimin qe opozita e konsideron nje tjeter skandal.

Kompania “Intech +”, qe ministri i Shendetesise, Ilir Beqja, ka drejtuar deri ne vitin 2013 kur u mandatua si deputet, ka perfituar 10 milione euro nga 28 tendera publike.

Edhe ne ALUIZNI-n e Artan Lames, nje tender iu dha kompanise se bashkeshortit te nje drejtoreshe te tij.

Pas kesaj morie tenderash te shperndare per klientet qeveritare dhe pushtetaret, pyetja nuk eshte me nese ata jane bere ne respektim te ligjit, por perse i jane dhene ketij rrethi pushtetaresh e kompanive qe kane lidhje me ta apo familjare te tyre?

Edhe nese nuk qenkan te paligjshem, ata jane te dyshimte, sepse fitues jane gjithnje njerez te pushtetit e te aferm te tyre.

Ne Kosove, kompania e djalit te kryeministrit Mustafa u terhoq nga nje tender per riparimin e makinave qeveritare, vetem per shkak se u hodhen dyshime se ai e kishte perfituar ate nga babai i tij.

Ne Shqiperi, gjasat duken larg qe dikush te heqe dore per shkak te klientelizmit apo konfliktit te interesit, edhe pse perfitimet marramendese nga parate publike po ia nxjerrin bojen çdo dite qeverise se Rames, duke vene ne dyshim te madh qellimin e vertete te Rilindjes.