Terroristi qe kerkohet me qiri leviz me identitet te rreme

Lidhur me artikullin:

Terroristi i tete i komandos qe sulmoi Parisin naten e premte, 13 nentor, Salah Abdeslam eshte duke levizur me nje identitet te ri dhe me pamje te ndryshuar. Kete here jane mediat spanjolle qe kane shkruar se, Salah eshte duke levizur ne keto shtete.

Sipas gazetes “El Mundo” autoritetet franceze kane shperndare per forcat e sigurise ne France dhe vende te tjera, foto te Salah me syze dhe me floke me te gjata.

Sipas gazetes Salah tani eshte duke perdorur emrin Yassine Baghli. Edhe tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan per nje identitet te ri te Salah, i cili nuk eshte duke u fshehur vetem nga policia, por edhe nga vete ISIS sepse jane te inatosur me te meqe nuk e çoi misionin deri ne fund.

Ende nuk ka te dhena zyrtare edhe pse nje dite me pare u dha nje lajm se Salah ishte vrare ne aksionin e policise ne “Saint Denis”.

Nderkaq ne Bruksel gjate nates eshte dhene nje alarm dhe gjithe policia eshte mobilizuar pas informacioneve se Salah ishte pare ne zonen e Anderlehtit, vetem 5 kilometra larg kryeqytetit belg.