Thaçi: Te respektohet Kushtetuta, une kryeminister

 

Kryeministri ne largim, Hashim Thaçi ne nje interviste per Radion Evropa e Lire ka thene se ai do te jete mandatari i ardhshem per formimin e qeverise, ngaqe perfaqeson partine fituese te zgjedhjeve te 8 qershorit.

Thaçi ka thene se pas certifikimit te rezultateve do t’i nise konsultat me partite e mundshme partnere per krijimin e qeverise, duke e perjashtuar keshtu mundesine qe qeveria e ardhshme te formohet dhe drejtohet nga opozita.

Zot Thaçi, partia e juaj ka dale fituese ne zgjedhjet e 8 qershorit, nderkohe qe 3 parti te tjera me marreveshje pretendojne formimin e qeverise. Cili eshte dhe do te jete pozicioni i juaj karshi ketij pretendimi?

Me zgjedhjet e 8 qershorit shteti i Kosoves ka fituar shume. Ka fituar Misioni i Ri, ka fituar qytetari i Kosoves. Me keto zgjedhje te pergjithshme qe organizuam deshmuam edhe njehere qe demokracia eshte ne zhvillim. Zhvilluam zgjedhje fer, te lira, demokratike, me standarde te larta nderkombetare dhe prej me te mirave ne rajon. Menaxhuam shkelqyeshem procesin para-elektoral, diten e votimit dhe me nje pjesemarrje normale te vendeve ne rajon.

Prandaj, eshte edhe nje vleresim i larte nderkombetar per organizimin e zgjedhjeve ne Republiken e Kosoves. Fitorja e PDK-se e misionit te ri, e koalicionit, ishte nje fitore spektakolare, e thelle, bindese, e pritur dhe une do te vazhdoj ta respektoj vullnetin e sovranit.

Keni gjetur ende parti partnere per formimin e qeverise, marre parasysh rezultatin i cili nuk i garanton PDK-se formimin e qeverise si e vetme?
Fitorja e Misionit te Ri eshte vullneti i qytetareve te Kosoves. Mbi kete vullnet nuk mund te shkele askush. Une do ta menaxhoj gjithe procesin si i mandatuar nga presidentja ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve te Kosoves.

Ne e kemi nje sistem te tille elektoral, proporcional qe le per te deshiruar ne kuptimin e fitoreve qe percaktojne qe ne perfundim te procesit edhe fituesin e qarte ne kuptimin e numrave ne Parlament. Por, nje gje eshte e qarte, fituese e zgjedhjeve eshte Partia Demokratike e Kosoves, eshte misioni i ri dhe natyrisht qe une jam ne komunikim me partneret e mundshem te koalicionit dhe ne momentin qe do te permbyllet certifikimi i rezultatit zgjedhor do te marre iniciative per t’u ulur me partite politike per te biseduar dhe formuar qeverine.

Sa le hapesire Kushtetuta e Kosoves qe qeveria te formohet nga opozita, ne kete rast marre parasysh marreveshjen LDK, AAK dhe Nisma per formimin e qeverise?
Une nuk deshiroj te hyj ne interpretime kushtetuese e ligjore, sepse nuk mund te bej nje interpretim te tille. Por, fituese e zgjedhjeve eshte Partia Demokratike e Kosoves dhe se partia ose koalicioni fitues i zgjedhjeve do ta kete kandidatin per kryeminister dhe kjo parti fituese qe ka fituar shumicen e nevojshme ne Kuvend do ta formoje qeverine.

Do te jeni ju mandatar i kesaj qeverie?
Une kam udhehequr tere fushaten e Misionit te Ri me ekipin tim. Jam shume i vendosur per te vazhduar me agjenden e zhvillimit ekonomik, per krijimin e 200 mije vendeve te reja te punes, per krijimin e fondit te punesimit prej 1.5 miliard euro dhe per rritjen e mireqenies sociale te qytetareve te Kosoves.

Ndersa, per oponentet politik, une i kuptoj, eshte nje reagim emocional, nje situate deshperuese per shkak te rezultatit te padeshiruar dhe mosbesimit te qytetar. Prandaj, une pres qe sido qe te jete, te gjithe te punojme bashkerisht per te miren e vendit, te miren e shtetit, per konsolidimin dhe forcimin e shtetit tone. 

Nese ju do te udhehiqni me qeverine, kushtimisht ta quajme “Thaçi 3”, cila do te ishte oferta per partite partnere. Çka ju ofroni atyre?
Une ndihem teper mire dhe krenar qe ne keto 7 vitet e fundit si kryeminister i vendit kam fituar 6 pale zgjedhje. Ndihem teper mire dhe shume i pergjegjshem per besimin qytetar qe edhe pas shtate vitesh perseri jam lideri me i votuar.

Partia qe e udheheq une eshte partia me e votuar, besimi qytetar eshte ne Misionin e Ri. Natyrisht qe do te punoj qe te jem sa me gjeneroz ne kuptimin e nje perfshirjeje sa me te gjere ne koalicionin e ardhshem, qe te kemi stabilitet politik, institucional dhe qeverisje te mire

Ne çdo rast, zoti Thaçi, ju po e perjashtoni çdo mundesi qe partia e juaj te kaloje ne opozite?

Realisht se kush ku e ka vendin ne skenen politike e ka percaktuar sovrani dhe jo vullnetet e nxitueshme dhe emocionale te asnje lideri politik.

Ne kete faze kur pritet edhe konstituimi i institucioneve te reja, a parashihni se mund te ndodh nje ngerç politik dhe eventualisht vendi te shkoje ne zgjedhje te reja te parakohshme?

Nuk mendoj qe ka ndonje arsye te kemi ngerç apo bllokade politike. Ne te gjithe duhet te mendojme dhe reflektojme ne kuptimin pozitiv, mirekuptues, tolerant, integrues, qe te gjejme zgjidhjen qe hape rruge dhe perspektive vendit tone. Duhet askend te mos e lejojme te prish imazhin e Kosoves pas ketyre zgjedhjeve shume te mira, shume mire te organizuara, te standardit me te larte perendimor.Dhe, natyrisht qe nuk eshte ne interesin e askujt qe te ndodh bllokade institucionale apo shkuarje ne zgjedhje tjera. Por, mbi te gjitha, te gjithe ne duhet ta respektojme Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, realitetin politik dhe vullnetin e sovranit.

Ne rast se opozita, megjithate, formon nje qeveri, do ta konsideroni te ligjshme dhe ne harmoni me Kushtetuten?

Parti fituese eshte Partia Demokratike, askush nuk mund ta shkel dhe ta ndrydh vullnetin e popullit nga deshirat emocionale apo momentet deshperuese.

Nga keto subjekte politike, kushtimisht t’i quajme opozitare, ne baze te rezultatit te zgjedhjeve te 8 qershorit, cilen do te preferonit ju qe te keni partnere, marre parasysh se AKR-ja, siç thuhet, tashme ka mbetur pa kaluar pragun?

Une nuk deshiroj te komentoj rezultatet e asnje partie politike, ka folur sovrani, dhe derisa flet sovrani, ka shprehur vullnetin e vete, atehere gjithçka eshte e qarte. Ne momentin qe behet certifikimi i rezultatit zgjedhor, une do te marr veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, ne pergjithesi ne perputhshmeri te plote me vullnetin e popullit, me besimin qytetar , si parti dhe lider fitues i ketyre zgjedhjeve.

Marre nga Radio Europa e Lire