“The Guardian”: A ka ndonje zgjidhje per papunesine ne Kosove?

Gazeta britanike ‘The Guardian’, i ka kushtuar Kosoves nje artikull qe ka te beje me papunesine, por edhe menyrat e reja te zbutjes se saj. Gazeta ngre pyetjen nese ndihmat e OJQ-ve te ndryshme, jane te mjaftueshme qe papunesia te zbutet, apo duhet bere diçka tjeter pasi mbeshtetjet qe ato u japin ndermarrjeve te ndryshme, konsiderohen si jo shume te qendrueshme per kohe te gjate.

Me poshte mund ta gjeni artikullin e plote.

Ne kodrat mbi Prishtine, nje Land Rover gjigant i NATO-s, kalon perimetrin e Ambasades se re Amerikane.
Ne kryeqytetin e Kosoves, keto automjete – secila me emrin e nje organizate nderkombetare (EULEX, KFOR, Korpusi i Paqes) – jane nje kujtese e zbehte se Kosova ende nuk eshte sheruar plotesisht nga lufta e saj.

Kane kaluar 18 vjet qe nga koha kur vendi filloi luften per pavaresi nga Serbia, por shume nga organizatat humanitare qe erdhen ne kohe lufte, tani duhet te largohen.

Per vite te tera, nje pikepyetje ka qendruar pezull mbi efektivitetin e sektorit te ndihmes ne vend.
Ne vitin 2012, auditoret e BE-se pasi hetuan deklaruan se ndihma evropiane nuk ka qene “mjaft efektive”. Korrupsioni politik dhe faktoret ekonomike kane shtyre shume kosovaret te largohen ne kerkim te nje jete me te mire, transmeton Lajmi.net.

Ne vitin 2014, shtetasit e Kosoves perbenin 40% te kalimeve te paligjshme te kufirit ne Evrope.

Ne nje perpjekje per te krijuar ndikim te qendrueshem, OJQ-te dhe organizatat nderkombetare kane filluar per te kerkuar per sektorin e ndermarrjeve shoqerore per zgjidhjen e nje nga problemet me goditese te Kosoves: papunesine.

/Telegrafi