Thellohet skandali i dopingut ne atletike. 45 sportiste rezultojne pozitiv

Lidhur me artikullin:

Nje tjeter skandal ka goditur boten e sportit, pak dite para fillimit te Lojerave Olimpike. Komiteti Nderkombetar Olimpik (IOC) ka bere te ditur se 45 atlete te tjere kane rezultuar pozitiv pas testeve te reja te bera nga kampionat e marre nga Lojerat Olimpike te Pekin 2008 dhe Londer 2012. Ne Pekin jane gjetur 30 raste te reja ne kater sporte mes atleteve prej 8 shteteve te ndryshem. 23 prej ketyre atleteve kane fituar medalje. Nuk dihet akoma kombesia e 45 atleteve

IOC ka saktesuar, vetem per Lojerat Olimpike te tete viteve me pare, se behet fjale per rezultate “provizor”. Ndersa rastet e reja qe kane lidhje me Londren vijne nga dy disiplina dhe kane lidhje me atlete nga 9 shtete te ndryshem. Ne kete pike, bilanci, pas dy kontrolleve te reja ndaj kampioneve te Pekinit dhe Londres, ka shkuar ne 98 atlete qe kane rezultuar pozitiv.