Thethi, mrekullia e Alpeve shqiptare

 

Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, ne zemren e Alpeve shqiptare. Per vlerat e tij klimaterike dhe ate te biodiversitetit, Thethi eshte shpallur Park Kombetar, i cili eshte gjithashtu edhe pjese e projektit te perbashket te “Parkut te Paqes”, qe perfshin nje rajon nderkufitar te “Bjeshkeve te Namuna” midis tre shteteve: Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi. Siperfaqja e parkut kombetar perfshin nje areal prej 2 630 hektaresh dhe shtrihet ne nje lartesi prej 600 – 2 570 metra mbi nivelin e detit. Ketu ka nje mbulese te dendur pemesh ku 90% perfaqesohet nga pyjet e dendura te ahut, por dhe panje, frasher, shkoze etj.

Fauna e parkut perbehet nga 50 lloje shpendesh, 10 lloje reptilesh dhe 8 lloje amfibesh. Ketu gjenden edhe lloje te ndryshme qukapikesh, shqiponja e arte, salamandra alpine, si dhe nje shumellojshmeri fluturash shumengjyreshe. Ne ujerat e lumit Shale qe gjarperon ne mes te Thethit, gjendet edhe trofta e mermerte.

Thethi ka pamjen e nje pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai eshte i vendosur midis nje kurore majash te thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alise, qe spikatin per bukurite e rralla ne te gjithe Alpet. Permes fshatit rrjedh lumi i Shales, me ujin e tij te bollshem, te rrembyeshem, te paster si kristali e te ftohte si akulli. Nga malet zbresin zhurmshem e me furi katarakte e ujevara.

Prenoto nje udhetim 2 ditor ne Theth

Thethi shquhet per kontrastet e relievit, ujevarave, bimesise se dendur, livadheve e sidomos i ngjyrave. Mjaft terheqese jane burimet e ujerave te Okolit.

Rruga per ne Theth behet kryesisht nga segmenti Shkoder- Koplik- Boge-Theth dhe me furgon kushton 1000 leke.

Deri ne Boge ajo eshte e asfaltuar, me pas paraqitet mjaft problemtike, sidomos ne pjesen e Qafes se Thores. Ketej shkohet vetem me makina te larta , furostrade, furgone etj. Kjo rruge bllokohet çdo vit nga bora dhe hapja e saj behet e mundur vetem ne muajt prill e maj. Udhetimi per ne Theth zgjat 5-6 ore. Ketu gjendet edhe “kulla e ngujimit”, element ky epik i jeteses shqiptare ku gjate periudhes se gjakmarrjes strehohej gjakesi. Kjo kulle eshte sot monument kulture

Kuzhina tradicionale e Thethit perbehet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftes se perroit te Thethit, si dhe nenproduktet e qumeshtit (djathrat e ndryshem, gjiza, kosi i fresket, etj).

Ne Theth mund te organizohen aktivitete te shumta ne natyre, si: ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajaket ne perroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimerore ne shpatet natyrore me debore, biçikleta malore, etj.

Nje nga pikat piktoreske ne kete mrekulli natyrore eshte Vorri i Riecit, nje pike nga e cila vihesh perballe Okolit, Qafes se Pejes dhe ku majtas ngrihet madheshtore kalaja natyrore dhe Shtegu i Dhenve apo dhe Bregu i Bubes, siper lagjes Gjelaj.

Keto resurse i dallon çdo vizitor sa le Gryken e Nderlyses dhe ballafaqohet me mrekulline e kanionit te Grunasit qe eshte rreth 2 km i gjate, 40 deri 60 m i thelle dhe vetem 2- 3 metra i gjere.

Pervec kanionit, ne Theth gjenden nje numer i konsiderueshem shpellash, si Shpella e Harapit dhe Bira e Rratheve, te cilat me permasat e tyre dhe dukurite interesante qe mbartin brenda tyre si liqenet nentokesore, galeri, sifone etj jane te veçanta. Nje bukuri natyrore te bjeshkeve te veriut shpalos ne kete zone Ujevara e Thethit me 25 m lartesi, ku se bashku me cirqet perreth dhe Mullirin e Blojes formojne nje nga vendet me interesante per t’u vizituar.

Por jo me pak terheqes eshte edhe vendburimi i lumit te Shales ne Okol, burimet e te cilit nxjerrin 2,5 – 3 m kub uje, qe ve ne pune nje hidrocentral te vogel dhe 12 mullinj qe sherbejne per uje te pijshem, cilesia dhe pastertia e te cilit eshte per t’u admiruar.

Thethi eshte park kombetar qe nga viti 1966. Lumi i Shales qe buron ne Okol shquhet per peshkun karakteristik: troften pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt te Terthores ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera.