Thiago Silva: “Do te luaj der ne moshen 40 vjecare”

Lidhur me artikullin:

Thiago Silva kerkon te ndjeke gjurmet e Paolo Maldini. Te dy mbrojtesit dikur kane luajtur bashke per skuadren e Milan. Thiago Silva arriti ta kishte vetem 6 muaj si partner ne repartin e prapavijes, legjenden Paolo Maldini. Ish kapiteni i kuqezinjeve i kishte muajt e tij te fundit si futbollist, sepse me pas i dha lamtumiren fushave te blerta.

Pavaresisht kohes se shkurter qe luajten sebashku, braziliani tashme e ka nje model dhe ai eshte pikerisht Paolo Maldini. Misioni mbrojtesit brazilian eshte te luaje futboll deri ne moshen 40-vjecare njesoi si legjenda e Milan, Paolo Maldini. Kapiteni 32 vjecar i Paris Saint Germain eshte shprehur se momentalisht mosha nuk po ndikon aspak tek ai, madje deklaron se ndihet mjaft energjik.  Pavaresisht deshires se madhe, kjo mbetet per tu pare se sa i afte do te jete fiziku i brazilianit ta realizoje nje gje te tille.

Ne qershor te 2017, Thiago Silva-s i perfundon kontrata me PSG dhe ende nuk ka vendosur ne lidhje me te ardhmen e tij. Do te vazhdoj te qendroje tek parizienet, do te zgjedhe nje rikthim tek ish-skuadra e tij Milan apo nje aventure e re tek Juventus. Deri sa kjo situate te marre nje pergjigje, 30-vjecari ka nje objektiv te ndihmoje Brazilin te kualifikohet per ne boterorin “Rusi 2018” ku sigurisht deshira e tij eshte te jape edhe ai kontributin  per ekipin e selecaos.