Thomas Muller di te shenoje vetem ne Boteror

Lidhur me artikullin:

Mallkimi i Evropianit vazhdon per Thomas Muller. Ylli i perfaqesueses gjermane, edhe ne ndeshjen e tete ne nje kampionat evropian nuk ka arritur te gjeje golin. Ne krahasim: ne 13 ndeshje ne Kampionate Boterore ka shenuar plot 10 here. Kunder Irlandes se Veriut Muller ne krahasim me dy ndeshjet e para ishte nje nga me te miret ne fushe. Ai goditi gjashte here porten, nje rekord. Por brenda 26 minutave ai humbi kater raste te pastra per gol. Perse nuk po shenon me Muller?

Sulmuesi i Bayern flet rreth fatit te tij te keq:

“Vetem une mund te isha me po aq gola sa Bale qe ne pjesen e pare. Pak pasur me shume shanse per gol se ne tete ndeshjet e fundit. Kur kam nje mundesi, mundohem ta bej golin me te gjitha forcat. Dua te shenoj ne çdo mundesi qe me jepet, prandaj jam ne fushe. Por kunder Irlandes se Veriut nuk paska qene e shkruar. Por nuk ishte vetem mungese fati. eshte e qarte qe duhet t’i kisha shfrytezuar me mire mundesite.”

Joachim Low ishte shume kritik pas ndeshjes me mos shfrytezimin e rasteve te krijuara nga lojtaret e tij: “

Gjate pjeses se pare duhet te ishim tre, kater me zero. Nuk e mbaj mend heren e fundit qe kemi pasur aq shume raste. Kur del pese here vetem me portierin, pres nga lojtaret e mi qe t’i shfrytezojne ato mundesi.”

Gjithsesi trajneri jep kurajo:

“Por nuk merakosem. Kur krijon shume raste, do te thote se ke punuar mire. Muller i shkoi shume prane golit, dhe besoj se ndeshjen tjeter do te shenoje.”