Thomas Muller: “Jemi gati per te fituar gjithcka”

Lidhur me artikullin:

Nga Doha ku Bayern Munchen ndodhet per fazen pergatitore te dimrit, Thomas Muller shprehet i kenaqur me rrugen neper te cilen po ecen skuadra, e cila do te rikthehet ne fushe ne fund te ketij muaji. Ekipi bavarez eshte ne lufte ne tre fronte dhe pjesa e dyte e sezonit pritet te jete shume impenjative per ekipin e Pep Guardiola.

“Jemi stervitur shume mire. Kemi permiresuar aspektin mbrojtes dhe besoj se do te jete shume e veshtire qe skuadrat kundershtare te na shenojne”.

Ne fazen e 1/8 ne UEFA Champions League, Bayern do te zhvilloje dy sfida kunder ukrainasve te Shakhtar Donetsk, ndersa perballjen e radhes ne Kupe sfidon Eintracht Braunschweig. Gjithsesi, Muller i snobon keto takime duke theksuar se Marsi dhe Prilli do te jene muajt me te nxehte per grupin bavarez.

“Po bejme nje pune te mire ne te treja kompeticionet por gjate muajit Mars dhe Prill duhet te luajme ne maksimum sepse do te luajme ndeshje shume delikate”.

Bundesliga rinis ryzrtarisht ne daten 30 Janar ku Bayern Munchen ka nje transferte te veshtire ne fushen e ndjekesve te Wolfsburg, te cilet mbajne vendin e dyte te klasifikimit me 11 pike me pak.