Thomas Muller mendon per punen pas futbollit

Lidhur me artikullin:

Ylli i Bayern Thomas Muller, pas karrieres se futbollit mendon se do te ishte nje analist i mire. “Momentalisht duhem si lojtar futbollit,” thote sulmuesi i Bayern ne prag te gjysmefinales te se enjtes kunder Frances – me pas, 26 vjeçari shton se karriera e tij e dyte mund te jete perpara kamerave te televizorit si nje analist futbolli. “Pas futbollit te luajtur, do te ishte nje detyre qe do te me shkonte,” deklaron ai per Sport Bild.

Mbi ekspertet aktuale te ARD dhe ZDF (stacionet gjermane qe japin ndeshjet e Bundesliga-s dhe turneve madhore si Euro 2016) Mehmet Scholl dhe Oliver Kahn, sulmuesi shprehet: “Me te dy kam pasur nje eksperience te mire. Per mendimin tim Scholl eshte pak me provokues, ai polarizon me shume. Kahn nga ana tjeter mundohet t’i thote gjerat ashtu siç jane duke sugjeruar edhe nje zgjidhje taktike.”