Thomas Muller: “Te Shtunen nuk do te jete ndeshja jone e fundit”

Lidhur me artikullin:

Thomas Muller eshte i bindur se perfaqesuesja gjermane do te marre hak ndaj Italise per gjysmefinalen e Euro 2012, ku u munden me rezultatin 2:0. Kur ndeshja e Varshaves perfundoi – i mbuluar me nje shami – Muller qante pa pushim.

“Atehere isha shume i zhgenjyer, edhe pasi nuk munda te kontribuoja qe nga minuta e pare per ekipin tim. Por nuk duhet te kesh turp nese qan. Por nuk do te kete lot te shtunen,” premton Muller per Bild.

“Jam optimist qe do te kalojme ne gjysmefinale. Do te jete nje ndeshje e veshtire, por qe mund te kalohet. Kemi treguar se jemi shume te pergatitur per ndeshjet e nokautit. Mbrojtja eshte solide, boshti i ekipit eshte i forte, harmonia e ekipit eshte shume e mire. Prandaj çerekfinalja nuk do te jete ndeshja jone e fundit. Te gjithe flasin per mbrojtjen italiane, e cila perbehet plotesisht nga lojtaret e Juventus. por kane treguar se nuk jane te pathyeshem. Çdo mbrojtje eshte e thyeshme, edhe ajo italiane.”