Thomas Strakosha pret shansin e madh. Kerkon derbin e kryeqytetit

Lidhur me artikullin:

Demtimi i Marcheti mund ti hape Thomas Strakoshes dyert e prezences si titullar ne nje prej ndeshjeve me te ndiera jo vetem te futbollit italian, por edhe ne rang global, derbit te Romes mes verdhekuqve dhe Lazios. Portieri shqiptar ishte ne porte per 90 minuta ne fitoren e fundjaves se kaluar ndaj Genoas duke bere nje tjeter paraqitje te mire, ne fakt Strakosha sa here eshte therritur ne mision ka treguar se e ka merituar besimin e Inzaghit dhe tani me shume mundesi do te jete titullar edhe ne dy takimet e radhes, sfiden me Palermon kete fundjave, dhe mbi te gjitha nje jave me pas, ne derbin e Romes nje ndeshje me histori dhe rivalitet te jashtezakonshem. Lazio beri te ditur se Marcheti do te jete me siguri jashte per takimin e se dieles kunder Palermo por rrezikon shume edhe per derbin e 4 dhjetorit. Te jesh portier ne nje derbi qe dallohet per tensionin dhe rivalitetin eshte nje pergjegjesi e madhe, por 21-vjecari e pret me optimizem nje mundesi te tille, sic u shpreh dhe ne nje interviste pas nje eventi bamiresie ne favor te njerezve te prekur nga termetet e fundit ne Itali.

“Cdokush qe luan futboll enderron qe njerezit ta njohin nje dite kur eshte femije. Mendojme per Palermon, duhet te fitojme ne menyre qe te shkojme te qete ne derbi. Cdo djalosh qe vjen ne Rome enderron derbin, do te ishte dicka fantastike te zbrisa ne fushe”, deklaroi portieri i kombetares kuqezi.

Strakosha eshte gati, pret nje shans per derbin, nje tjeter mundesi per tu rritur duke ndjekur gjurmet e te atit, Strakoshes ikone te portes kuqezi.