Tifozet Kuq e Zi: “Nuk kthehemi ne stadium nese nuk trajtohemi si njerez”

Lidhur me artikullin:

Tifozet kuqezi nuk do te rikthehen ne stadium. Pavaresisht letres se hapur nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit, zemra e tifozerise shqiptare kerkon respekt dhe heqjen e masave drastike nga ana e policise ne dem te tyre. Disa prej drejtuesve te tifogrupit te Kombetares Shqiptare, bejne te qarta pikat ku nuk bien dakort me sjelljen e forcave te rendit. Gerti Peshkopia dhe Gentian Xhengo sqarojne shkaqet e vendimit drastik te marre nga “Tifozet Kuqezi”.

“Jane marre masa drastike ndaj nesh. U ushtrua presion shume i madh. Keto masa nuk jane regjistruar vetem ne ndeshjen e fundit por po perseriten ne vazhdimesi”.

“Gjithçka nisi qe ne ndeshjen me Portugaline dhe vazhdoi me Serbine e me radhe. Heqja e simboleve por edhe ndalimi i bluzave dhe banderolave jane disa nga shkaqet pse e kemi marre kete vendim”.

 “Tifozet Kuqezi” meritojne trajtim ndryshe, ashtu siç ndodh ne stadiumet jashte vendit ku ata kane qene te pranishem perhere”.

“Ne nuk jemi terroriste. Kerkojme te mbeshtesim Kombetaren dhe duam nje trajtim sa me normal, ashtu siç ndodh ne çdo stadium jashte”.

Per “Tifozet Kuqezi”, shkaktari kryesor i kesaj situate eshte policia dhe bojkoti do te prishet vetem nese forcat e rendit nuk do te veprojne me dore te hekurt ndaj tyre.

“Federata ka punen e saj. Ne nuk merremi me federaten. Gjithçka qe kerkojme eshte qe te mos kete police ne tribuna. Vendimi per largimin nga stadiumi i takon kryesise por jam i sigurt se do te jete ne fuqi per Lihtenshtejnin dhe te gjitha ndeshjet miqesore qe Shqiperia do te luaje ne vendin tone”.

Ne fund, perfaqesuesi i tifogrupit “Tifozet Kuqezi” ka nje mesazh te qarte ku kerkon qe te gjitha simbolet e lejuara nga UEFA, te mos pengohen nga policia.

Nese Tifozet Kuqezi nuk do te bejne nje hap pas ne qendrimin e tyre, atehere ata nuk do te jene te pranishem ne ndeshjen e fundit eliminatore te shtepise kunder Lihtenshtejnit por edhe ne miqesoret qe do te zvillohen deri ne fund te vitit tjeter.