Tinguj shpirti brenda muzeut të Ibrahim Kodrës

 

*Artikull nga Beti Kumi dhe Andi Bica

Treni po shkonte drejt Luganos. U ndalëm të etur për të zbuluar një qytet të ri për ne si eksplorues me emrin Melide. Nga dritarja e vagonit kishim parë një tabelë të njohur vlerash të quajtur “Fondacioni Ibrahim Kodra” ndaj menjëherë zbritëm të njiheshim me surprizën shqiptare pranë liqenit të njohur nga bashkëkombasit.

Brenda pak minutash pasi kaluam parkun e liqenit e shohim veten pranë një kompleksi banesash ku ndodhej qendra kulturore. Trokasim dhe pas pak zbret një zonjë e cila vjen e na takon duke na u prezantuar si Maria, bashkëudhëtarja e mikut të ngushtë të Ibrahim Kodrës, Bexhet Pacollit.

Mirsjellja e dashamirësia saj na befasoi duke na e treguar një pamje më entuziaste të udhëtimit buzë liqeneve.
Shëtitëm drejt sallës kryesore ku zhvilloheshin aktivitetet e fondacionit. Pamë disa punë të piktorit të famshëm, por jo vetëm sepse kjo sallë ishte një mini muze me objekte personale të tij si shalle e këpucët e artistit pamor.

Maria na shpjegoi rreth aktiviteteve të shumta kulturore në nivele ndërkombtare, duke përfshirë edhe Shqipërinë, të cilën e kanë më shumë për zemër, që ata të organizonin here pas here ngjarje dobiprurës në këtë Fondacion. Ata kishin organizuar një ekspozitë me pikturat e fëmijëve me talente të veçanta me fondacionin Down Sindrome Albania së bashku me punët e artistit Kodra. Maria Pacolli drejtoreshë e fondacionit për fëmijët e botës Ibrahim Kodra, u shpreh se i kishin vendosur punët e fëmijëve së bashku me ato të artistit të madh Kodra, për t’i dhënë atyre vëmëndjen e merituar.

Të nesërmen e asaj dite ata kishin organizuar një koncert me artistë lirikë nga Orinburgu i Rusisë , të projektit “OPEN OPERA PER SUN CHILDREN”.

Pritshmëria e ngjarjeve artistike me natyrë edhe humane vijon me 100 vjetorit të lindjes vitin e ardhshëm të “Primitivit të Qytetërimit të ri” personalitetit të piktorit Ibrahim Kodra. Ura artistike mes popujve europianë e pikturuar me dashuri nga vizionari Kodra e miku i tij Pacolli; shihet nga lart ashtu si Zvicra në miniaturë në qytetin e Melides së Luganos për të na treguar si Shën Tereza e Kalkutës ato “punë të vogla që bëhen me dashuri të pambarimtë …”