Tirana: E re, e lirë dhe dinamike

 

Weekend në Tiranë? Çuditërisht, ndërmjet projekteve të reja, qendrave artistike, restoranteve të shumta, bareve, lagjeve ndodhet e gjithë energjia e një qyteti që ka dëshirë për t’u rritur.

Tirana nuk ndalon asnjë sekondë. Është kjo ndjesia që të krjiohet, duke ecur nëpër rrugët kaotike të kryeqytetit shqiptar. Kantierë ndërtimi, makineri, arkitekt dhe punëtorë, të gjithë të përfshirë në ristrukturimin e një qyteti që ka dëshirë të duket dhe të jetë në qendër të vëmendjes dhe që sot i qëndron krah për krah kryeqyteteve europiane më në modë. Për të kapur atmosferën e Tiranës, ku studiot më të mëdha të arkitekturës europiane po investojnë idetë dhe projektet e tyre, duhet shkuar tek Sheshi Skëndërbej, dedikuar heroit kombëtar, që në 400 vjet mbrojti me forcë Shqipërinë dhe perëndimin nga avancimet e perandorisë Osmane.

Sheshi i ri, i inaguruar në Qershor 2017, ka qenë objekt i një plani rikualifikimi i realizuar nga një studio belge e quajtur “51N4E”, që ka krijuar pedonalizimin e zonës përreth, mbjelljen e mijëra pemëve dhe vendosjen e mermerëve dhe gurëve me prejardhje nga i gjithë vendi, ku përveçse nga territoret shqiptare janë marrë edhe nga Kosova.

Arti brenda një bunkeri

Qendra e Tiranës zhvillohet e gjitha rreth sheshit Skënderbej. Një shesh me lulishte, kisha dhe xhami, si dhe Muzeu Historik Kombëtar, në të cilin ndodhet historia e Shqipërisë që nga paleoloiti e deri në komunizëm, Bunk’Art 2, kushtuar viktimave të regjimit komunist është ndërtuar në dhomat e një bunkieri të vjetër (përllogaritet që përreth gjithë Shqipërisë ka më shumë se 700.000 mijë bunkere, të ndërtuara nga diktatori Enver Hoxha, i trembur nga një sulm i mundshëm i jashtëm, që për më tepër nuk ndodhi asnjëherë) ose Shtëpia e Gjetheve në të cilën dhomat e sigurimit u janë ekspozuar turistëve . Ja vlen të largohesh nga qendra, por për të vizituar Bunk’Artin origjinal, bunkerin e madh antiatomik të Enver Hoxhës, të vendosur në fillim të malit të Dajtit, pak jashtë Tiranës. Brenda bunkerit është ilustruar në mënyrë të detajuar historia moderne e popullit shqiptar që nga lufta e dytë deri në përfundim të regjimit komunist, me një vështrim të veçantë mbi jetën e përditshme të shqiptarëve përgjatë viteve të regjimit.

Kuzhina e re shqiptare

Restorante konemporane dhe të kohës, bare te reja dhe inovatore me cilësi shërbimi shumë të mirë. Është rasti i Mulllixhiut, ku shefi i kuzhinës Bledar Kola, një pioner i ushqimit cilësor shqiptar, me eksperienca internacionale do të risillte me mjeshtëri pjata tipike të traditës popullore, duke përdorur ekskluzivisht produkte që vijnë nga Mrizi i Zanave, një restorant-fermë-agroturistike e ndodhur pak më shumë se një orë larg, me makinë, nga kryeqyteti. E gjitha kjo në një pozicion strategjik, përballë liqenit artificial të Tiranës.

Në zemër të qytetit, dy hapa larg ambasadës Italiane ndodhet Padam, një pikë reference për klientët ndërkombëtarë. Këtu, në sallat e një vile elegante Italiane të viteve 30, shef Fundim Gjepali, realizon pjatanca të reja të pa krahasueshme dhe propozon një shumëllojshmëri verërash të përzgjedhura me shumë kujdes, duke patur si qëllim origjinalitetin, dëshirën për të eksperimentuar dhe qëllimin për të ndryshuar Tiranën në një laborator të madh kulinar.

Shija tradicionale 

Në Mars të vitit të kaluar u inagurua Pazari i Ri, falë një nisme për rindërtim, që transformoi një lagje të tërë të harruar të kryeqytetit në një vend të vizituar nga shumë turistë dhe nga vete banorët. Kështu edhe Tirana u pajis me tregun e vet me stil europian, që të kujton tregun e famshëm të Bacelonës. Murale të vizatuar me motive gjeometrike tipike të kulturës ballkanike, një mbulim modern me çelik dhe xhama, hapësira të mëdha për këmbësorët, kafene hapur gjithë ditën, bankete me produkte të frekëta: Pazari i ri është vendi më perfekt për t’u qetësuar dhe bërë blerje interesante. Pas blerjeve të shëndetshme, ja vlen të ndalosh për një vakt të shpejtë tek Oda, i vetmi restorant në Tiranë ku mund të shijoni autenticitetin e kuzhinës tradicionale.

Tirana nuk fle kurrë

Për ata që janë në kërkim të argëtimit, Blloku është vendi ideal: ish lagjia e ndaluar, një kohë e aksesueshme vetëm nga rangjet e larta komuniste, sot është zona me e këndshme e Tiranës, e frekuentuar nga të rinjtë shqiptar në çdo orë të ditës dhe natës. Bare të shumta si: Radio Bar, Nouvelle Vague, Colonial Cocktalis Academy, ku mund të bësh një pushim për të shijuar një kafe ose një kokteil me fruta të freskëta.

E gjithë lagjia, e meriton një vizitë, falë aktivitetit të vrullshëm kulturor që e bën të dallueshëm: këtu ndodhen qendra të shumta arti kontemporan dhe vepra të street art. Për të shijuar rakinë tipike të Ballkanit, duhet të shkosh tek Komiteti, një kafe-muze me pamje të periudhës komuniste që të ofron më shumë se 20 lloje rakish. Komiteti është i fshehur mbrapa Piramidës, e ndërtuar në nder të Enver Hoxhës nga fëmijët e tij, pak pas vdekjes. Thuhet se ka një projekt për ta rinovuar në qendër kulturore, por për momentin kjo veper gjendet atje e pa lëvizshme në mes të qytetit. Ndërsa çdo gjë rreth Tiranës lëviz pa ndaluar asnjë sekondë.

Burimi: vanityfair.it