Tirana prane firmes me trajnerin Ilir Daja

Lidhur me artikullin:

Tirana drejt zgjedhjes se Ilir Dajes ne krye te stolit. Klubi bardheblu pritet te zgjedhe trajnerin e ri duke i besuar drejtimin e skuadres 49-te vjecarin, qe ka nje pervoje te madhe ne Superiore. Drejtuesit e klubit bardheblu jane takuar me Dajen gjate dites dhe jane ne detajet e fundit te arritjes se nje marreveshje. Emri i Dajes del ne skene, ne prag te ndeshjes me Kastriotin ne Kupe dhe ai mendohet se do te jete i pranishem ne stadium per te ndjekur ate qe mund te jete skuadra e tij e re, pasi drejtimin e saj ne kete ndeshje do ta kene dy zv.trajneret Egbo dhe Gvozdenovic, te cilet ne fakt drejtuan dhe seancen e pasdites se kesaj te marte, nderkohe qe Daja me shume gjasa mund te zyrtarizohet ne fundjave. Daja eshte nje emer i njohur i Superiores, pasi ka drejtuar me pare skuadrat e Beses, Dinamos apo Elbasanit, duke fituar madje dhe nga nje titull kampion me keto dy skuadra. Gjate veres ai u lakua shume per uljen ne krye te stolit te Bylisit, por ne fund nuk u arrit nje marreveshje me ballshiotet. Nese Daja pranon oferten e Tiranes nuk do te kete nje detyre te thjeshte, pasi rezultatet e fillim kampionatit kane qene zhgenjyese megjithate 49-te vjecari eshte mesuar me te tilla sfida dhe afrimi I tij I mundeshem shikohet si nje levizje pozitive nga kryeqytetasit por dhe nga vete ana e Dajes, ne fund te fundit kush nuk do te deshironte te ulej ne krye te bardhebluve, pavarsisht veshtiresive.