Tirana prezanton Gercaliun dhe Smajli. Halili: “Po punojme per Tiranen e madhe”

Ne ambientet e klubit ne “Selman Stermasi”, presidenti i Tiranes Refik Halili ka prezantuar dy perforcimet e para, ka sqaruar cfare pritet te ndodhi me te tjeret qe do te vijne dhe i ka dhene pergjigje pyetjeve te shumta qe gazetaret kane patur per te.

“Ashtu sikunder premtuam, sot po bejme prezantimet e para. E pata deklaruar prej kohesh qe Ronald Gerçaliu do te vinte te Tirana dhe jam shume i lumtur qe ai na bashkohet. Ka nje kontrate 2-vjeçare, ndaj i uroj sukses dhe te bej me te miren per kete klub. I dyti eshte Dritan Smajli, lojtar me te cilin kemi arritur nje marreveshje. Te dy jane lojtare shume te mire dhe kam besim te ata. Keto do te jene te paret, pasi ne vazhdim priten edhe te tjere. Na mbetet vetem per te gjetur vetem 1 ose 2 futbollist maksimumi. I bej thirrje edhe menaxhereve qe te na ofrojne lojtare per kete rol, por e duam te kualifikuar. Shifren ta vendosin vete dhe e duam cilesor. Nga eksperienca e them me bindje se merkatoja behet per 5 minuta. Sot nuk ka para, pasi futbolliste ka me bollek. Ne do punojme ne marketing kete sezon, te shohim çfare reklamash do te thithim, si do ta ndertojme stadiumin. Kjo eshte puna me e rendesishme. Sa i perket ekipit, te henen ose maksimumi deri te merkuren, ju garantoj se 95 per qind do te jene ne fushe. Ky kapitull do te mbyllet shpejt. Persa i perket Gilman Likes, mund tju them se eshte djale i mire eshte dhe te vije nuk ben keq. Edhe futbollist i mire eshte. Kemi negociuar edhe me Gilman Liken te. Por ai ka nje kontrate morale me Vllaznine, ndaj deri ne fund te muaji nuk vendos dot gje. Ndersa, Teqja eshte lojtar i Tiranes, pasi eshte nen kontrate. Por, ne ditet ne vazhdim do e prezantojme, pse jo kur te kemi marre edhe fanellat e reja. Persa i perket Gentjan Muces. Ai eshte eshte i yni, nuk ka vend per diskutime. Paçka se aktualisht do jape kontributin e tij te Kukesi per Europe. Ai eshte tifoz i Tiranes madje edhe pa pagese ta lesh, Muça zgjedh gjithnje kete fanelle. Megjithate, ate pagese qe i jep klubi yne, nuk e gjen asgjekund. Ndaj e them qe eshte i yni. Sa i perket Currit, ka pasur biseda. Zhvillime konkrete do te kete nga ora ne ore. Ne porten e kemi te hapur”, ka sqaruar presidenti Halili.

Punimet ne stadium – Ju garantoj qe ndeshja e pare do te behet ketu, pra ne “Selman Stermasi”. Do te permbushen qe te gjitha kushtet qe kerkon UEFA apo FSHF-ja. Ata kane ardhur dhe i kane vezhguar punimet dhe mendoj se gjithçka do te jete gati, me perjashtim te fasades se ketij impianti, ku nuk nderhyjme dot, pasi nuk eshte ne doren time. Po gjithçka tjeter do te jete gati. Deshira ime eshte qe te kemi abone, pasi kjo do te jete ne te miren e klubit, por kjo do vendoset, pasi te konsultohemi edhe me kryesine e tifozeve, pasi duhet te percaktojme çmime te arsyeshme”.

Investimet dhe aksionet
Ne baze te statutit te klubit, ne jemi dy aksioner; une dhe bashkia. Per kete vit, sikunder e kam deklaruar eshte vetem 3.7 milione leke te vjeter. Shpresoj qe kryetari i ri i bashkise, duhet te kete te qarte se ne jemi parter dhe bashkepronar ne kete klub. Ne baze te rregullave, kur nje aksioner nuk jep detyrimet veta, zbriten edhe perqindja e aksioneve dhe i merr ai qe paguan. Ju e dini qe ne llogarine e kemi te bllokuar dhe QKR-ja gjithashtu qe nuk merr dot veprime aktualisht, pa u mbyllur kjo çeshtje. Sa po te mbyllen, atehere edhe kalojne aksione te Nuri. Sa i perket sasise, kjo do zbulohet me vone. Garanci eshte qe familja Nuri, dhe jo vetem Lut Nuri, do jene pjese e Tiranes”.

Ronald Gerçaliu

“Ndihem i lumtur qe jem ketu ne kete prezantim. Kjo eshte nje gje e madhe per mua, pasi sikunder dihet une hapat e pare te futbollit ne Shqiperi i kam nisur. Per mua ka qene prioritet qe gjate karrieres sime, une te luaj nje here per Tiranen. Dhe karrieren dua ta mbyll pikerisht ne vendin tim. Ne kemi gjetur akordin prej kohesh, qe ne dimer. Kontaktet kane qene te vazhdueshme. Deshira ka ekzistuar, por tashme gjithçka u mbyll dhe jam tejet i lumtur. Numri ne fanelle?! S’kam preferenca, ne futboll luajne kembet, jo numri. Une nuk e nenvleresoj kurre askend, jo me kampionatin. Do e cilesoja mungese respekti nese vepron keshtu. Ne çdo vend ku kam luajtur, nuk kam nenvleresuar askend. Dhe ne Shqiperi njesoj do vazhdoj. Ne çdo ndeshje do te jap 100 per qind dhe ne çdo ndeshje do futem me deshiren per te fituar, kudoqofsha, si ne Tirane, Austri apo Angli. Sa i perket largimit nga Austria, ato jane problemet e mia dhe nuk dua te flas. Eshte e kaluara dhe sikunder thuhet ketu, mbyllet nju dere dhe hapet nje tjeter. Per mua e rendesishme eshte qe rashe dakord te Tirana. I kisha dhene fjalen Halilit, dhe fjalen e mbajta.

Dritan Smajli

“Eshte emocion, privilegj dhe mbi te gjitha pergjegjesi e madhe per çoi futbollsit qe te vesh fanellen e Tiranes. Vete historia flet, ndaj e cilesoj si nje hap te madh ne karriere. Dua te falenderoj presidentin, trajnerin dhe drejtorin sportiv per besimin. Kete besim do mundohem qe t’ua shperblej ne fushen e lojes. Kukesi? Te Kukesi te them te drejten u be si shkolle nate. Eshte kapitull i mbyllur, ndaj nuk ia vlen qe te diskutoj per te shkruaren. Jam pjese e Tiranes dhe jam i lumtur qe do te jem ne nje klub te madh me nje tifozeri te mrekullueshme. Derisa erdha ne nje klub kaq te madh erdha per te fituar trofe. Tiranes nuk i shkon qe te qendroja pa titull dhe deri me tani po i behen 7 vite. te gjithe bashke, si nje familje e madhe do e kthejme dinjitetin duke fituar trofe”.