Tirana prezanton Mirel Josen. “Eshte nje nder dhe pergjegjesi e madhe per mua”

Tirana prezantoi Mirel Josen. 53-vjeçari u shfaq i qete ne rikthimin ne krye te skuadres pas afro nje dekade. Gjate gjithe kohes perkrah tij qendroi presidenti Refik Halili, qe shpjegoi vendimin per te larguar teknikun Daja dhe objektivat, perse ia besoi stolin trajnerit 4 here kampion me Skenderbeun.

Refik Halili: “Prezantoj trajnerin qe kthehet ne shtepi, nje profesionist qe nuk ka nevoje per komente. Jam i lumtur qe kthehet nje trajner me CV te pasur. Vendimi per te larguar Ilir Dajen nuk ishte i lehte, sakrifikova nje mik dhe nje profesionisht shume te mire per te arritur diçka me te madhe per ne si klub. Vendimi u mor vetem per prej rezultateve. Objektivi i Joses? Me grupin qe kemi, varet çfare do te beje profesori. Presim rezultate pozitive, me grupin qe kemi jane minimalisht kupat e Europes.”

Josa ne anen tjeter shprehu te gjitha pergjegjesite e rikthimit ne krye te bardhebluve, pavaresisht se u shpreh i rezervuar persa i takon premtimeve per arritjet, duke preferuar qe ne vend te tij te flase fusha.

Mirel Josa: “eshte hera ime e trete qe emerohem te Tirana dhe gjate ketyre tre hereve e filloj ne mes te sesonit. Pergjegjesia eshte shume e madhe duke pasur parasysh kerkesat qe ka ky klub. Edhe jam i preokupuar per detyren sepse i di shume mire veshtiresite, por me bashkepunim do te arrijme objektivat. Para se ta merrja drejtimin e ekipit gjate ketyre kater muajve kam pasur shume konakte me tifozet. Nuk mund te ecim me premtime sepse ato i merr era. Kryesore jane rezultatet ne vazhdimesi. Sinqeriteti dhe dashamiresia do te jene kryesore ne punen time. Pata fatin te marr drejtimin e tiranes qe ndoshta mund te ishte emeruar nje tjeter trajner edhe me i afte. E kam ndjekur ekipin dhe ka nje objektiv qe te kemi harmini ne grup, nga e cila do te na vije te suksesi. Duhet te jemi te kujdesshem kur flasim per titull sepse kjo dashur pa dashur na shkakton nje dem.”

Sipas Joses, Tirana duhet te reagoje sa me shpejt, qe te rikthehet te rezultatet e pretenduara.

Mirel Josa: ”Do te perqendrohemi te motivimi i ekipit, sepse kjo ka ndikuar te ecuria. Si e vleresoni skadren qe e gjetet te ngritur? Nuk mund te flas per pika te dobta, pasi fillimisht do e shoh skuadren ne stervitje. Sa duhet te njihni ekipin drejt rezultateve? Rezultatet nuk jane munguar, nuk ka limit kohe por duhet te reagojme sa me shpejt. Sipas dajes skyadra e ka kontigjentin dhe do ta kete autostrade, por kjo varet edhe sesi do te sillesh me keta lojtare. Mungesa e sulmuesve te golit? Tani per tani i kemi dy lojtare, por nuk e pres gilin vetem nga sulmuesit, sepse edhe ata pas sulmuesve kane shenuar. Une shoh punen ne grup.”

Prej titullit te fundit ne vitin 2009, Tirana ka nderruar plot 16 trajnere. Bardheblute kerkojne jo vetem stabilizim ne rezultate dhe ne drejtimin e stolit, por edhe ne pjesen e organizimit si klub.

Refik Halili: “Ka patur dhe ka probleme te medha, duhet shume pune vullnet dhe financa qe Tirana te ringrihet. Kur klubi shpetoi nga renia merite kishin tirozet, donatori Morina dhe ne si staf. Nga privatiImi po punojme shume dhe do punojme shume, po pastrojme klubin nga borxhi 2,2 milione. Borxhi sportiv eshte likuuduar 95 per qind. Bashkepunimi me Bashkine? Ka pasur nje ngerç per bilancin e vitit 2014 kur e ka pasur bashkia. Ka qene edhe nje audit i kerkuar nga bashkia, kishte pak pune dokumentacioni eshte dorezuar. Jane bere dy mbledhje, me bilancet e certifikuara presim qe bashkia te beje levizjet e saj si aksionere.”

Ne fund nje shtrengim duarsh dhe urimi per suksese, me Tiranen qe beson se ka gjetur njeriun, i cili do ta ktheje klubin me te titulluar drejt sukseseve.