1

Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin 2018 – 2019 (Fotogaleri)

Një sezon i ri, me “look” të ri dhe objektiva të reja. Tirana është gati për startin e kampionatit dhe përveçse me shumë ndryshime në organikë vjen dhe më uniforma të reja. Në faqen zyrtare të klubit janë postuar fotot e dyta futbollistëve për të ekspozuar uniformat që do të mbajnë veshur gjatë 2018-2019.

 

 

Fanella e parë mbetet me ngjyrat tradicionale bardheblu, por me disa ndryshime të vogla (shiritat që ndërpriten në pjesën e kraharorit), që e bëjnë disi më të veçantë. Uniforma e re do të debutojë në sfidën e shtëpisë me Kamzën, në javën e parë të Superiores.