Tirane, arrestohen 8 persona per evazion fiskal

Pas nje hetimi qe ka zgjatur nje vit, te kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tirane ne bashkepunim me Njesine Task Forces te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, jane arrestuar 8 persona qe akuzohen per shperdorim detyre, fshehje te ardhurash dhe mospagim taksash.

Ne pranga jane vene 7 inspektore dhe ish-inspektore te tatimeve dhe nje administrator biznesi. Rreth ores 21:00 te mbremjes se te enjtes u arrestuan shtetasit:

1.Platon Solis, 51 vjeç, banues ne Leskovik, me detyre inspektor i verifikimit ne terren prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane

2. Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tirane, me detyre ish inspektor i verifikimit ne terren prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane

3. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues ne Tirane, me detyre inspektor i verifikimit ne terren prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane

4. Arjan Daja, 51 vjeç, banues ne Tirane, me detyre inspektor i verifikimit ne terren prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane

5. Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues ne Tirane, me detyre ish-inspektor i verifikimit ne terren prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane

6. Bajram Frangu, banuese ne Tirane, me detyre ish-inspektor i verifikimit ne terren prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane

7. Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese ne Tirane, me detyre ish-inspektor i verifikimit ne terren prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane

8. Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues ne Tirane, administrator i subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas me detyre inspektore te verifikimit ne terren prane Drejtorise Rajonale Tatimore Tirane, gjate periudhes kohore 2010 deri me 2015, gjate ushtrimit te detyres se tyre kane favorizuar subjekte te ndryshme tregtare nder ta dhe subjekti tregtar  “Martini Petrol” me aktivitet ne fushen e tregtimit te karburanteve, duke e lejuar ate te kryeje aktivitet tregtar pa u regjistruar ne QKR dhe organet

tatimore, te cilat i kane shkaktuar buxhetit te shtetit nje dem ne vleren 101.805.583 leke te reja, i konsideruar evazion fiskal.

/Top-Channel