TKOB dhe Kompania Preljocaj marreveshje bashkepunimi

Angjelin Preljocaj dhe TKOB nisin bashkepunimin, si pjese e marreveshjes se bashkepunimit ndermjet Shqiperise dhe Frances, e cila nisi ne muajin shkurt, me viziten e suksesshme te Ministres Kumbaro dhe takimin me homologen e saj, Aurelie Filippetti. Preljocaj kthehet ne vendin e origjines, 20 vjet pas performances se pjeses emblematike «Dasma» ne vitin 1994.
Ne projektin e pare te ketij bashkepunimi, Angjelin Preljocaj ne bashkepunim me trupen e baletit shqiptar propozon dy shfaqje ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit «La Stravaganza» dhe «Royaume Uni» ne datat 9, 10 dhe 11 Maj.