Tomorri: “Cdo derbi eshte nje histori me vete. Luhet per fanellen”

Lidhur me artikullin:

Per drejtorin e klubit Partizani, Genc Tomorri, fakti qe kete here derbi i kryeqytetit prezanton dy skuadra qe luftojne per kreun, e ben edhe me te bukur kete ndeshje. Ne nje interviste ekskluzive dhene per Supersport, zyrtari i larte i klubit te kuq thekson se ky eshte momenti me i mire per te dyja skuadrat por rezultati do te percaktoje shume edhe ne vazhdimin e sezonit. Per Tomorrin, kjo sfide nuk ka favorite dhe asgje qe ka ndodhur ne javet e shkuara nuk ndikon ne kete 90 minutesh. Ne vijim, ai ben nje koment edhe per ndryshimin qe ka Tirana e Dajes nga ajo e Joses.

“Si Daja dhe Josa kane nje ecuri te mire si trajnere por kjo eshte Tirana-Partizani. eshte mire qe te dyja skuadrat jane ne majat me te larta dhe kjo eshte shume pozitive sepse derbi eshte histori”.

Ne dy sezonet e fundit bardheblkute nuk kane arritur te fitojne ndaj rivaleve te perjetshem, por Tomorri kerkon qe lojtaret e Partizanit te mos mbeshteten te ky detaj.

“Lojtareve u themi qe Tirana duhet mundur dhe nuk u tregojme numrin e sukseseve apo barazimeve. U themi te luajne per fanellen dhe tifozet”.

Per drejtorin e klubit Partizani, fitorja ne derbi dhuron emocione qe asgje tjeter nuk i zevendeson.

“Çeshtjet e premios nuk jane asgje perpara derbit sepse çdo lojtar ndihet krenar per klubin dhe karrieren qe perfaqeson”.