Top 5 avancime teknologjike dhe shkencore te 2014-es

1. Te dergojme njerez ne Mars

Nje bilioner me emrin Elon musk, qe eshte gjithashtu vizionar dhe pronar i SpaceX (zoteron nje kompani hapesinore private), ka premtuar te vendose bazen e pare te qendrueshme ne Mars. Ky proces mund te filloje kete vit, me lancimin e raketave me te fundit teknologjike, te titulluara Falcon Heavy.

Fillimisht, keto raketa qe vijne ne modele te ndryshme, do te mbajne 13.200 kg ngarkese per udhetimin ne Mars. Vetem pasi pajisjet e nevojshme te jene shpene ne menyre te sigurte ne Mars, njerezit do te bejne udhetimin e tyre.

Elon Musk shpalli nje audicion ne Royal Aeronautical Society ne Londer, per te ndertuar nje koloni marsiane me rreth 80.000 vegjetariane. Sigurisht, do te doje kohe per t’u ndertuar, dhe para pa fund.

Njerezit e pare ne Mars do te kene makineri per te prodhuar oksigjen dhe metan nga atmosfera e Marsit, dhe siperfaqe te tera te ngrira me uje, si dhe materiale ndertimi e sera transparente per te rritur bimet e Tokes.

“Ne Mars, mund te ruash zhvillimin dhe civilizimin per ta shnderruar ne dicka vertet te madhe” – thote Musk per audiencen e Royal Aeronautical Society.

2. Te dergohen me shume njerez ne Mars, me Raketen Magnetoplazmatike

Nese kjo duket teper high-tech per ju, eshte sepse ne te vertete eshte e tille. VASIMR, pra The Variable Specific Impulse Magnetoplasma Rocket do te provohet ne muajt e ardhshem si nje makineri eksperimentale.

Nese funskionon, do te jete kjo raketa qe do te coje njerezit ne mars ne tre muaj, cka eshte 3 here me shpejt se gjithcka qe kemi perdorur deri tani. Nese nuk jeni shume i impresionuar nga ky lajm, atehere duhet te dini se distanca me marsin eshte 54 milione milje, cka eshte pak me teper se 266 here distanca jone me Henen.

Pra, si funksionon?

Per te thjeshtuar procesin: ekzistojne raketa kimike qe podhojne shpejtesi ndersa digjen dhe harxhojne sasi te caktuara energjie djegese, por me shpejtesi relativisht te ulet. Ne te kundert, VASMIR perdor veten nje pjese te shtytjes, (plazmes), e djeg ne temperatura shume te larta (2 milione centigrade) duke perdorur radiovale, dhe me pas perdor fushen magnetike per t’u shtyre perpara me shpejtesi maksimale. Rezultati eshte teorikisht magjepses.

Problemi i vetem eshte nxehja e plazmes. Mjafton per nje udhetim te afert, por per nje mison te madh kerkohet shume me teper rezerve. Kjo mund te arrihet me ane te reaktoreve berthamore, por duhet te jete i vogel dhe i sigurte per kete udhetim.
Te zbresesh nje komete

Nuk eshte fantashkece! Anija kozmike e Agjensise Europiane Hapesinore “Rosetta” do te orbitoje kometen Churyumov-Gerasimenko dhe ta zbrese ne siperfaqen e bazes se saj.

Trupi qiellor do te jete duke levizur me 16km/s, ndersa Rosetta mund ta arrije duke perdorur nje shpejtesi prej 800 m/s. Ne nentor te vitit 2014, anija kozmike do te behet e para qe do te zbrese nje komete ne baze, nese shkon me sukses. Ne laborator do te eksplorohen burimet e kometes, dhe rezultatet do t’i dergohen Tokes. Qellimi eshte te zbulohet nese ne oqeanet tona  dhe molekulat e ndryshme pergjegjese per jeten toke, u detyrohen ketyre trupave qiellore per ekzistencen e tyre.

4. Klonimi i stergjysherve tane

“Te klonosh dinozaure duke perdorur shembuj te AND-ve eshte e mundur ne nje film si Jurassic Park, por shkencetaret mund te sjellin krijesat me te lashta njerezore gjithashtu. Ne vitin 2014, mund te klonohet njeriu i llojit Homo Erectus, i cili jetoi mbi toke rreth 1 milione vite me pare. ADN-te e tilla ruhen ne klime te ftohte, dhe kjo shkon me pjesen qe dime qe keta lloj njerezish jetonin kryesisht ne tropik. Gjithesesi, persa i perket gjetjeve te njerezve te lashte te gjetura ne Spanje, ne kushtet e duhura, keto ADN mund te ruhen edhe ne klime te ngrohte.”

Nuk dihet nese kjo eshte gjeja me e mencur per t’u bere por po planifikohet dicka e tille gjithesesi. Ne mund te mos jemi ne kushtet e duhura per te ndermarre nje pergjegjesi te tille.

5. Femijet mund te lindin nga tre prinder

Nese Parlamenti Britanik do te lejoje formen e re te fertilizimit, atehere femija i pare i ketij lloji mund te linde nga tre prinder, dhe kjo do te ndodhe kete vit. Kjo do u lejoje mijera grave me semundje te mitokondrise, te shmangin  transmetimin e saj tek femijet. Mitokondria ka ADN-ne e vet qe kalohet nepermjet linjes memesore, dhe eshte ndryshe nga kromozomet ne berthamen qelizore. Ka nje menyre si mund te shmanget transmetimi i abnormaliteteve mitokondrike: duhet marre nje veze e dhuruar, me ADN mitokondrike normale, dhe qeliza berthame e nga nje veze e nenes reale.

Shume eksperte te bioetikes argumentojne se vetem 0.1% e AND-se se ketij femije i perket dhuruesit te vezes, dhe prandaj nuk mund te konsiderohet as prind ligjor i tij, as prind etik.

6. Udhetime komerciale ne hapesire

Aeroagjensia “Virgin Galactic” do te lancohet kete vit. Pervec vonesave ne testime, z. Richard Branson ka nje enderr: te sjelle me prane hapesiren. Fluturime te testuara jane bere ne Prill 2013, dhe eshte shpallur se nentori do te jete muaji i fluturimit te pare publik nga New Mexico.

Biletat jane te mundshme per t’u blere ose rezervuar online. Gjithcka duket jo reale, njesoj si cmimi i biletes: 250 mije dollare. Ka shume zero…

Por kjo hap nja kapitull te ri ne historine tone, dhe parashikimet jane te mrekullueshme!

Se pari na jep mundesine te provojme dicka te re, dhe te kemi eksperiencen e alternimit te jetes. Austronautet qe e kane pare Token nga hapesira, shpesh e kane pershkruar si nje eksperience qe te transformon prespektiven qe kemi per planetin, dhe llojin njerezor. Qe atje, arrin te kuptosh perse nuk duhet te kete kufij midis llojeve dhe kombeve.

Se shpejti mund te kemi turizem hapesinor, pse jo, ne te ardhmen e afert!