Torresi kujton kohen e keqe qe kishte te Chelsea

Lidhur me artikullin:

Fernando Torres ne nje interviste per El Pais, ka rrefyer kohen e veshtire qe ka kaluar te Chelsea, ku nuk po gjente hapesira, perkunder shumes se madhe qe skuadra nga Londra, kishte paguar per te.
Torres ishte transferuar te Chelsea nga Liverpooli, per rreth 60 milione euro.
“Pjesa me e keqe eshte kur ju nuk luani edhe pse mendoni se jeni te pergatitur dhe te gatshem per ta bere ate”, deklaroi Torres.
“Une u perpoqa per te marre disa minuta ne Chelsea dhe shfrytezuar mundesite, por gjerat nuk shkojne gjithmone ne menyren me te mire”.

Burimi: Indeksionline