Trafiku i 1.6 tone kanabis sativa. Arrestohen 5 perona te tjere

Lidhur me artikullin:

Lejimi i 1.6 ton kanabis sativa per te kaluar nga porti i Durresit dhe per tu kapur me pas ne Bari ka çuar ne pranga edhe 5 persona te tjere, 3 doganiere dhe 2 punonjes policie. Burime nga prokuroria kane bere te ditur se, te arrestuarit akuzohen per “shperdorim detyre”.

Personat e arrestuar jane: Leonard Gremi, me detyre doganier dhe pergjegjes turni ne Doganen Durres, Ilir Shtama, me detyre doganier i skanerit ne Doganen Durres, Redi Demiri, me detyre doganier i kontrollit fizik ne Doganen Durres, Fitim Demollari, (me detyre punonjes policie ne Komisariatin e Policise Port Durres) dhe Artur Habibi, (me detyre punonjes policie ne Komisariati e Policise Port Durres).

Leonard Gremi deri ne vitin 2000 mesohet se ka punuar si drejtor juridik ne kompanite e deputetit Kokedhima dhe me ka dale ne profesion te lire si avokat, deri kur ka marre detyren e doganierit dhe pergjegjesit te turnit ne Durres.

Njoftimi i Prokurorise:

Prokuroria e Durresit, ka çuar ne shtate numrin e personave te dyshuar per “shperdorim detyre”, te cilet, me mosveprimet e tyre, kane krijuar mundesine e trafikimit te 1650 kg lende narkotike cannabis sattiva, e zbuluar ne dt.17.11.2015 nga autoritetet italiane ne portin e Barit ne nje kamion qe ishte nisur nga porti i Durresit.

Pas arrestimit te dy punonjesve te kompanise private te skanimit, me kerkese te Prokurorise se Durresit, gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest ne burg” edhe per disa persona te tjere, punonjes te Doganes se Durresit dhe punonjes te policise kufitare.

Vendimi i gjykates eshte ekzekutuar gjate dites se sotme nga ana e Policise se Shtetit.

Per Prokurorine e Durresit, ngarkesa e lendes narkotike eshte trafikuar ne drejtim te Italise, per shkak te mosveprimeve ne perputhje me ligjin te shtetasve:

1. Leonard Gremi, me detyre doganier dhe pergjegjes turni ne Doganen Durres;

2. Ilir Shtama, me detyre doganier i skanerit ne Doganen Durres;

3. Redi Demiri, me detyre doganier i kontrollit fizik ne Doganen Durres;

4. Fitim Demollari, (me detyre punonjes policie ne Komisariatin e Policise Port Durres)

5. Artur Habibi, (me detyre punonjes policie ne Komisariati e Policise Port Durres)

Per kete ngjarje, me kerkese te Prokurorise se Durresit, gjykata ka vendosur pak dite me pare masen e sigurise “arrest ne burg” edhe per shtetasit Fatjon Trezhnjeva dhe Edmond Hysko, punonjes te kompanise private te skanimit ne portin e Durresit.

Po ashtu, nga ana e autoriteteve italiane, jane arrestuar diten e ngjarjes edhe dy shtetas shqiptare, shofere te kamionit me rimorkio ku u gjet sasia e lendes narkotike, perkatesisht Andrea Lleshi dhe Dorjan Lleshi.

Arrestuar me 19 nentor:
Fatjon Trezhnjeva, 28 vjeç, pergjegjes per analizen e skanerit
Edmond Hysko, 42 vjeç, supervizor.