Trajnim: “Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse”

 

BERZH organizon në Tiranë në datat 4-5 dhe 11-12 Dhjetor 2018 trajnimin me temë: “Zgjidhje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për Gratë Sipërmarrëse”, në ambientet e Hotel Opera, Tiranë.

Qëllimi i këtij trajnimi është të aftësojë drejtueset e bizneseve të kuptojnë mundësitë që ju ofron Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në rritjen e efektivitetit të biznesit të tyre dhe të zbatojnë programet dhe aplikacionet e duhura për të udhëhequr biznesin drejt rritjes. Këto objektiva do të arrihen nëpërmjet moduleve që do të trajtohen gjatë 4 ditëve të trajnimit:

  • Çfarë mund të bëjë TIK për ju?
  •  A jeni gati për zgjdhjet që ofron TIK?
  • Si të zgjidhni programet dhe aplikacionet e duhura për biznesin tuaj?
  • Si të menaxhoni ndryshimin që sjell TIK?

Përmbajtja e trajnimit është krijuar posaçërisht për gratë në biznes. Shtrirja e tij në dy periudha të ndryshme do t’ju japë mundësinë të zbatoni disa nga aftësitë e marra në pjesën e parë dhe njëkohësisht, të reflektoni mbi mënyrën e menaxhimit të financave të biznesit tuaj. Gjithashtu, pjesa e dytë e trajnimit do t’ju ofrojë teknikat e duhura për të aplikuar në institucionin e duhur financiar për të marrë financimin që do ta kalojë biznesin tuaj në nivelin tjetër. Trajnuesit Julian Demeti dhe Elsa Denaj sjellin kombinimin e ekspertizës shumë-vjeçare në krijim dhe zbatimin e programeve dhe aplikacioneve TIK për bizneset dhe teknikat e duhura për përcjelljen e dijes tek pjesëmarrësit dhe zbatimin e saj në praktikë.

Ju rikujtojmë se që të mund të merrni pjesë në këtë trajnim duhet të jeni përfaqësuese e një kompanie, e cila ka administratore Grua (ose person fizik Grua) dhe së bashku me aplikimin duhet të dërgoni një kopje të QKR së kompanisë.

Afati i fundit i aplikimit është data 30 Nëntor 2018 dhe vendet janë të limituara.

Pagesa për pjesëmarrjen në trajnim kushton 100 Euro.

Për të aplikuar shkarkoni: Formular aplikimi – Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse

Programin e trajnimin e gjeni në: Programi i trajnimit – Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse

Gjithashtu ju rikujtojmë edhe për plotësimin e Business Lens si nje element i rëndësishëm i programit për Gratë në Biznes: https://tinyurl.com/yaxskq43

Për më shumë inforamcion kontaktoni në [email protected] ose në numrat e telefonit +355 69 20 66230 / 04 2259 439.