‘Tregoji botes qe je me i mire se Messi’

U aktivizua ne minuten e 88 ne vend te Miroslav Klose dhe shenoi golin qe i dha titullin e 4-t Gjermanise. Mario Gotze ishte njeriu i mbremjes se 13 korrikut ne Maracana. Trajneri Joachim Low ka gjetur fjalet e duhura per te motivuar 22 vjecarin qe luan per Bayern. ‘Tregoji botes se je me i mire se Messi’. Gotze e filloi kete boteror si titullar ne 2 ndeshjet e para, por me pas ai u la ne stol nga Low. U kritikua shume per mosimenjim por me golin e realizuar ne minuten e 113 ai i hodhi poshte keto kritika. ‘Une i njoh shume mire aftesite e Mario. Ai eshte nje futbollist qe mund te vendose i vetem fatet e nje takimi dhe kete e beri ne momentin e duhur’, ka deklaruar Low pas perfundimit te finales kunder Argjentines.