Trendelina Allko, flet zonja e karroces se kokoshkavae pas daljes nga spitali

Intervista e zonjes se karroces se kokoshkave pas daljes nga spitali.

“Une jam Trendelina Allko. Kam lindur ne Elbasan dhe jam 52 vjeç.Vij nga nje familje me tete femije dhe prinderit tane kane punuar gjithe jeten ne Metalurgjik. Kam tre femije, dy goca, nje çun. I kemi rritur me therrime kur i thone llafit.

Jeta ime ka qene nje karvan i rende hallesh e vuajtjesh. Ne 1991 morem nje shtepi sociale, aty ne Elbasan, brenda Metalurgjikut. E morem me leje nga organet qe ishin atehere. Ishte e pabanueshme, por ishte e jona. Ndoshta nder te paktat raste gezimi qe me ka dhene kjo jete. U vume bashke me burrin dhe e rregulluam. Futem dhe letrat per legalizim, por nuk arritem dot ta gezonim. Erdhen keta qe privatizuan Metalurgjikun dhe na nxorren nga shtepia. Nuk dinim si te mbroheshim, thjesht nuk dinim si te mbroheshim. Ata ata ishin shume te forte per ne. Ne ishim nje plesht perpara atyre. U dorezuam.

Erdhem ne Tirane me shpresen e nje jete me te mire. Jetojme me qera. Çuni ndenji pak dhe kur s’beri dot gje as ketu, iku ne emigracion. Tani jetojme me njeren nga gocat, se tjetra eshte martuar.

Gjithe burimi yne i jeteses eshte ajo karroce kokoshkash. Eshte drita e syve tane, buka e perditshme. Mundohem qe te kenaq njerezit dhe e ndjej qe ata kenaqen nga kokoshkat e mia. Te gjithe m’i lavderojne. Vajzat e shkolles aty afer vijne te gjitha blejne tek une dhe kjo me gezon. Si çdokush qe do te gezohej kur njerezit ia bejne hallall ate lek qe i japin.

Fitoj 700-800 lek ne dite. Por jo çdo dite. Kur bie shi pёrshembull, dal dhe rri tek vendi i zakonshem, me teper qe te jem ne paqe me veten. Por une e di, askush nuk blen kokoshka kur bie shi. I shoh njerezit qe nxitojne prej shiut dhe as koken nuk kthejne. I kuptoj.

Dhe keshtu iken ajo dite. Ndodh qe shiu zgjat me dite te tera. Dhe gjeja qe mendojme bashke me burrin eshte çfare do te hame? Me se do te paguajme qerane?

Tani qe jam edhe e semure, hallet shtohen edhe me. Keto dite qe eshte hapur pak koha, kam punuar pak me gjate qe te mblidhja leket per ilaçe. Me duheshin edhe 600 leke qe t’i plotesoja dhe thashe se me te djeshmet do te me plotesoheshin. Por ndodhi ajo qe ndodhi.

Nuk dua te punoj pa rregulla me shtetin. Ja shikoni qe kam çuar kerkesen per paisje me liçense qe ne Dhjetor vjet, por s’me kane kthyer pergjigje. Por mua me duhet te dal, se dua te ushqehem e te paguaj qerane…çdo dite. Prandaj nuk pres dot derisa te me kthejne pergjigje.

Edhe dje, kur erdhen ata zoterinjte e policise bashkiake, u munduam t’i sqaronim, por ata na thane qe ashtu ishte rregulli. Prandaj dhe vajza ju njoftoi juve te Nismes Thurje, sepse vete nuk dinim si ta zgjidhnim.

Gjithsesi ajo histori, iku. Juve si Thurje, ju falenderoj shume per ndihmen qe na u gjendet per gjoben dhe per ilaçet, ua kemi borxh.

Sot kur dola nga spitali, vajza me tha qe ne internet aty jane ofruar shume veta per te na ndihmuar. Qava kur m’i lexonte ato fjalet qe kishin thene. Qava sepse e kuptoj qe thelle-thelle njerezit jane te mire te gjithe. Eshte koha qe jetojme ajo qe i detyron disa te nxjerrin anen e keqe.

Une i bekoj nga zemra dhe i uroj qe Zoti t’i shohe te gjithe ne shtepite e tyre e ne familjet e tyre, mbare e mire. Nje mije here zoti i bekofte. Por falemnderit! Ajo qe do nena, eshte vetem te me jepet ajo liçenca dhe te punoj e qete. Vetem kete. Nese ka mundesi do t’u kerkoja te gjitheve t’i dergonin nje mesazh Kryetarit te Bashkise qe te me nxjerrё Liçencen qe te punoj pa frike. Dua te jetoj jeten qe me ra ne pjese, ashtu me halle dhe vuajtje siç ma caktoi Zoti, por dua ta jetoj me dinjitet.”

trendelina-allko-infoalbania

trendelina-allko-licence-infoalbania

 

/Nisma Thurje