Tsipras formon qeverine e re greke. Betohet para presidentit Papulias

Lidhur me artikullin:

Pasi ka arritur nje fitore historike duke sjelle ne fuqi ne nje vend europian per here te pare nje parti te se majtes radikale, lideri i saj Aleksis Tsipras, qe ka rene dakord me Greket e Pavarur, nje parti e djathte, per te krijuar qeverine, eshte betuar para presidentit te Greqise Karolos Papulias.

Betimi per here te pare ka qene politik dhe jo sipas tradites me doren mbi ungjill, pa pranine e kryepeshkopit te Greqise. Por surprizave te dites se pare te kryeministrit me te ri te vendit i eshte shtuar edhe fakti qe per here te pare ne historine e Greqise pas diktatures, ish-kryeministri Samaras nuk e ka pritur per t’i dorezuar vete postin dhe zyren kryeministrore, fakt qe ka ngjallur reagime te ashpra ne gjirin e radikaleve per konservatoret dhe menyrat e tyre te qeverisjes.

Pasi ka rene entuziazmi i oreve te para, Aleksis Tsipras eshte ulur per te zgjedhur kabinetin e ri qeveritar, duke vleresuar edhe reagimet nga shtetet anetare te BE-se dhe nga Brukseli.

“Une e kam dashur gjithmone Greqine, jo per shkak te perberjes se qeverise. Pse duhet ta ndryshoj qendrimin tim te favorshem ne drejtim te Greqise? Ne do te flasim per qeverine e re dhe me pas do te shohim si do te veprojme”, deklaroi presidenti i KE, Jean Claude Juncker.

“Ne ofrojme bashkepunimin me Greqine. Por, natyrisht, ne shpresojme dhe te supozojme se Greqia do te respektoje angazhimet per te cilat kemi rene dakord”, deklaroi ministri gjerman Frank Walter Steinmeier.

Megjithese ende nuk jane konfirmuar zyrtarisht, prej disa oresh qarkullojne emrat e disa prej ministrave qe do te mbulojne rreth dhjete ministri qe do te kete kabineti i ri qeveritar i reduktuar ne menyre te ndjeshme.

Midis tyre veçohet emri i nje prej specialisteve me ne ze te ekonomise dhe financave, Janis Dragasakis, qe thuhet se do te jete zv/kryeminister dhe do te drejtoje negociatat me huadhenesit. Gjithashtu perflitet emri i profesorit te ekonomise, Janis Varufakis, qe vleresohet se do te marre “karriken e nxehte” te Ministrise se Finacave.

“Une pres qe te gjithe lideret europiane te pranojne te negociojne me qeverine e re greke, duke pranuar faktin se sipas zgjedhjeve demokratike ne Greqi, ne kemi nje udheheqje te re. Por une besoj se termat e paketes se shpetimit jane te njejta per çdo qeveri, qe prej vitit 2010 dhe deri tani ne 2015 dhe e shoh shume te veshtire se do te jemi ne gjendje si Greqi, si qeveri e re greke, per te rinegociuar, veçanerisht nje reduktim te borxhit”, deklaron George Tzogopoulos, analist politik.

“Martesa” e çuditshme e Radikaleve te Majte me Greket e Pavarur nuk ka kaluar pa u komentuar jo vetem ne Greqi, por edhe jashte saj, pavaresisht se perflitej prej kohesh.

Si parti e djathte qe ende kerkon identitetin e saj midis qendres dhe ekstremit te ketij spektri, flitet se ajo do te marre Ministrine e Mbrojtjes per te perforcuar pozicionimet e saj te rrepta ne çeshtjet nderkombetare si marredheniet me Turqine, Shkupin, çeshtjen qipriote, percaktimin e zonave ekonomike ekskluzive, apo politiken e emigracionit ku mund te preken edhe emigrantet shqiptare.

Pike e rendesishme eshte edhe marredhenia Kishe-Shtet, per te cilen radikalet jane shprehur se do te kerkojne ndarjen e tyre. Por, tani per tani, Tsipras nuk kerkon te prishe nje ure miqesie qe ka filluar te lidhe me kreun e Kishes Ortodokse ne vend, kryepeshkopin Jeronimos.