Turizem dhe shprese, ne vendin ku diktatura syrgjynoste armiqte

Lidhur me artikullin:

Luk Koleci ka jetuar 90 vjet. 8 muaj prej te cilave i ka kaluar ne birucat e hetuesise komuniste, 8 vjet ne nje burg ne Elbasan. Pjesen tjeter te jetes perfshi edhe dy vitet e fundit te denimit politik i ka kaluar ne Fishte, vendin ku lindi e prej te cilit nuk ndahet dot.

“Ketu kam qendruar per rreth 2 vite ne internim dhe per mua kane qene kohe shume te veshtira… Edhe pse e kisha shtepine fare prane, nuk me lejohej asnjehere qe qe te takoja familjaret e mi”, thote Koleci.

E megjithate Fishta e Zadrimes vendi prej te cilit policet e diktatures e moren me force pa i thene as pse as qysh e qe me pas sherbeu edhe si burg per te nuk i ka dale kurre nga zemra. Ai u kerkoi djemve qe paten emigruar heret ne Itali te ndertonin nje shtepi te re ne Fishte.

“Mua ky fshat me pelqen shume, pasi kam lindur dhe jam rritur. Edhe pse kam kaluar kohe te veshtira ne burg, une nuk e kam menduar asnjehere qe te largohem nga ketu”, thote Koleci per BIRN.

Fishta e At Gjergj Fishtes, poeti te cilit Koleci ja ka mesuar permendesh vargjet dhe ja reciton edhe ne kete moshe, eshte nje fshat kodrinor 17 kilometra nga Lezha, e deri para pak vitesh pak i njohur, perpos atyre qe ishin çuar atje me perdhune ne kampin e internimit. Sot ajo eshte nje nga cepat me te vizituar te Shqiperise e famshme per mjedisin dhe kulinarine.

foto-vellezerit-Altin-e-Anton-Prenga-589x400

“I terheq ushqimi, por edhe natyra, pasi ketu te ofrohet liqeni, mali, fushat dhe kodrat. Kush e ka vizitura njehere kete vend eshte rikthyer serish”, thote Altin Prenga, shefi dhe drejtuesi i “Mrizit te Zanave” restoranti i ushqimit te ngadalte me “certifikate ekselence” ne Tripadvisor, qe eshte pergjegjes per ndryshimin e imazhit te fshatit.

Kampi i internimit

“Ky vend ketu ka qene i rrethuar me kangjella nga kater anet, na detyronin te punonim ne bujqesi. Kemi hapur kanale dhe kemi bere dhe shume pune te tjera. Nese nuk benim normen qe na kerkonin ishte nje biruce ku na çonin dhe na turturonin”, thote 90-vjeçari Koleci, i cili mezi e beson ndryshimin qe ka pesuar fshati.

Shume te tjere e kujtojne ate po ashtu si nje vend vuajtjesh. Lin Shtjefni, historian, thote se ka patur edhe raste qe te burgosur kane vdekur nga turturat.

“Ky burg eshte hapur ne vitin 1967 dhe une atehere kam qene ne moshen 10-vjeçare. Burgu ka pasur nje kapacitet per 320 persona te denuar dhe ka pasur nje regjim shume te eger”, thote Shtjefni per BIRN.

Zef Hila nga fshati Troshan i Lezhes, ka punuar ne burg. Ai ka qene shofer zetori dhe thote per se transportonte ushqim per te internuarit qe prej vitit 1971.

“Mbaj mend shume te denuar ne kete vend… ndersa vuajtjet e tyre kane qene te shumta. Ata punon ne bujqesi, hapnin kanale e duhej siguronin vete ushqimin”, kujton Hila. “Kush punonte mire merrte vlersime dhe trajtohej ‘mire’, por kush kundershtonte futej ne birucat e burgut. Kane qene disa dhoma teper te vogla ku i turturonin”, tregon Hila.

Aty u internuan me dhjetra familja nder me te njohurat familjet Paçrami dhe Lubonja, te cilat u denuan ne vitin 1973 pas “Festivalit te 11” dhe u vendosen ne Fishte ne vitet 80’. Liri Lubonja ne librin “Larg dhe mes njerezve” tregon se si vuanin te internuarit ne kamp, sa pak mundesi kishin. Si mbeteshin pa dru per ngrohje e si mezor siguronin ushqimin.

“Ndersa shkarkoheshin plaçkat, veshtroja me vemendje natyren perreth, me nevojen per te gjetur medoemos te bukuren edhe atje ku isha e detyruar te jetoja me dhune, ndoshta deri ne fund te jetes time. Kur mendoja kete ndjeja frike, trishtim”, shkuan ajo ne liber. Diktatura mesa duket kishte arsye per te besuar se ne Fishte e bukura nuk mund te gjendej dhe fshati ishte nje vend “i mire” per te derguar armiqte.

Nje xhevahir ne mes te askundit

Altin Prenga, kuzhiner i ushqimit te ngadalte, mendoi ndryshe kur hapi restorantin e tij ne nje zone ku me heret kishte vetem ferra dhe barishte edhe pse per te ishte nje aventure. “Mrizi i Zanave” dhe Fishta prej atehere kane fituar nje “Certifikate Ekselence”, prej Tripadvisor.com fale vleresimeve prej udhetareve nga e gjithe bota. Dy jave me pare Marc.B. nga Cascais, i Portugali shkruante ne faqen e udhetimeve:

“Nuk prisja te gjeja nje xhevahir te tille ne Shqiperi, ne mes te askundit. Ja vlen te vish ketu”.

“Vetem tek restoranti im vijne me shume se 60 mije vizitore dhe turiste ne vit”, na thote Prenga.

restoranti

Shembullin e tij nderkohe po e ndjekin te tjere dhe numri i viztoreve eshte edhe me i madh.

Altini po ashtu thote se investimi ka qene pozitiv edhe per banoret e zones. Disa prej tyre jane punesuar, te tjere kane gjetur nje vend ku shesin produktet e fshatit.

“Te punesuar direkt vetem tek biznesi im jane me shume se 30 persona. Por ketu jane 200 familje te cilet jane furnizues te restorantit t’i me prodhime te ndryshme bujqesore dhe blektorale”, thote ai.

Ai mendon se tashme banoreve u eshte rikthyer besimi.

“Te gjithe ata qe i kane pas braktisur shtepite kane nisur te kthehen qe te investojne diçka dhe mendjen e kane ne Fishte”, thote Prenga.

Edhe 90-vjeçari Luk Koleci jeton prej pese vjetesh ne shtepine e re, te cilen ia ndertuan djemte emigrante ne Itali.

“Ky ka qene nje fshat shume i varfer deri ne vitet 2000. Nuk e kam menduar ndonjehere se gjerat do te ndryshonin keshtu dhe kjo zone te zhvillohet. Une sot jam shume i gezuar kur shikoj fshatin tim si ka qene dhe si eshte bere tani…. djemte e zones kane emigruar heret dhe kane investuar me pas ketu”, thote Koleci.

burg

Rrenojat e ish-kampit ku ai kaloi vitet e fundit te internimit dallohen edhe ne ditet e sotme, si nje deshmi e vuajtjeve qe kane kaluar me qindra persona te denuar nga regjimi. Luk Koleci i mban mend mire. Ai ende si ka mbyllur te gjitha hesapet me diktaturen. 90-vjeçari qe mesoi ne qeli poezite e Gjergj Fishtes dhe italishten ka marre nje kest te trete demshperblimi ne shkurt te 2016, per 8 vitet larg fshatit dhe dy vitet kur ishte i burgosur brenda tij.

/birn